2.41 Çka ishte Koncili i Trentit?
Koncili i Trentit qe një ngjarje e rëndësishme në gjirin e përgjigjes katolike ndaj Reformës (Kundër-Reformës). Ky Koncil i Kishës u mblodh nga Papa Pali III në 1545. Vendimet e marra bashkërisht nga ipeshkvijtë dhe Papa gjatë këtij Koncili ishin shumë të rëndësishme për Kishën.
Koncili theksoi thelbin e besimit, duke dhënë një shpjegim më të detajuar të shtatë sakramenteve [>3.35] dhe një përcaktim më të qartë të strukturës së Kishës. Prej ipeshkvijve dhe priftërinjve u kërkua rregull [>4.11] aty ku ishte e nevojshme. Për shumë shekuj, dokumentet e Koncilit të Trentit përcaktojnë drejtimin e Kishës.
Në shekullin e Reformimit , Kisha Katolike dukej se thuajse kish prekur fundin. Kjo rrymë e re që shpalli: "Tashmë Kisha e Romës mbaroi", dukej sikur triumfoi. Dhe ne shohim që me shenjtërit e mëdhenj , si Injacin e e Lojolës, Terezën e Avilës, Karl Borromeon dhe të tjerë, Kisha u ringjall. Në Koncilin e Trentit, ajo gjeti një aktualizim të ri dhe rigjallërimtë doktrinës së saj. Dhe jetoi sërishmi me një gjallëri të pafund. Le ta shohim epokën e Iluminizmit, kur Volteri tha: "Më në fund kjo Kishë e lashtë vdiq , njerëzimi rron!". Dhe në vend të kësaj, ç’ndodh? Kisha përtërihet. [Papa Benedikti XVI, Takim me meshtarët e Albanos, 31 gusht 2006]