DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:2.39 Çka është Kisha Anglikane?
next
Tjetra:2.41 Çka ishte Koncili i Trentit?

2.40 Çka ishte Kundër-Reforma?

Përgjigja e Kishës

Luteri kishte plotësisht të drejtë për një gjë: disa klerikë në Kishë po silleshin tmerrësisht rëndë . Kjo situatë duhej të ndryshonte patjetër. Filloi Reforma Katolike, ose Kundër-Reforma. Kisha u përqendrua përsëri në esencën e fesë. Ipeshkvinjtë nuk u emëruan më vetëm për shkak të familjeve të tyre fisnike, por në bazë të njohurive dhe shenjtërisë së tyre. 

 

Koncili i Trentit luajti një rol të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe. Ishte, mbi të gjitha, një vëmendje e re në përvojën vetjake me Jezusin dhe edukimin në fe. Shumë shenjtër luajtën një rol të rëndësishëm në Kundër-Reformë, duke përfshirë Injacin e Lojolës dhe Terezën e Avilës.

Gjatë Kundër-Reformës, Kisha u reformua nga brenda, me një kujdes të madh ndaj fesë dhe marrëdhënies personale me Jezusin.

Ja çfarë thonë Papët

[Shën Françesku i Salesit] qe apostull, predikues, shkrimtar, njeri i veprimit dhe i lutjes, i përkushtuar për të përhapur idealet e Koncilit të Trentit; u përfshi në dialogun e çështjeve kontroversiale me Protestantët, duke bërë gjithnjë e më shumë përvojëne efektshmërisë së marrëdhënies personale dhe dashurisë,përtej përballjes teologjike; ai u ngarkua me misione diplomatike në Evropë dhe me detyrën sociale të ndërmjetësimit dhe pajtimit. [Papa Benedikti XVI, Audienca e Përgjithshme, 2 mar. 2011]