DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:1.50 Sa e rëndësishme është Ringjallja?
next
Tjetra:2.2 Si drejtohet kisha?

2.1 Çfarë është kisha sot? Kush është pjesë e saj?

Kisha sot

Vetë Jezusi e themeloi Kishën. Është bashkësia e njerëzve që duan ta ndjekin Jezusin në mënyrë që të bëhen të shenjtë dhe të jetojnë me të përgjithmonë në parajsë. Apostulli Pal e quajti Kishën "Trupi i Krishtit": Jezusi është kryet dhe ne gjymtyrë të trupit të tij. Ashtu si ne kemi nevojë për të gjitha pjesët e trupit tonë, njëlloj të rëndësishëm janë për Kishën të gjithë anëtarët e Kishës.

Besimtarët mund të ndahen në tre "grupe" të mëdha, secili me thirrjen e tij specifike brenda Kishës:

a) Laikët
b) Rregulltarë/e
c) Diakonët, meshtarët dhe ipeshkvinjtë

Jezusi e themeloi Kishën si një bashkësi njerëzish, të cilët besojnë në Të dhe e ndjekin. Ne arrijmë tek Zoti nëpërmjet Kishës.
Urtësia e Kishës

Cila është zanafilla dhe plotësimi i Kishës?

Kisha e ka zanafillën dhe plotësimin në planin e amshueshëm të Hyjit. U përgatit në Besëlidhjen e Vjetër me zgjedhjen e Izraelit, shenjë e bashkimit të ardhshëm të të gjitha kombeve. E themeluar nga fjalët dhe veprat e Jezu Krishtit, u realizua sidomos me anë të vdekjes shëlbuese dhe ngjalljes së Tij. Pastaj u shfaq si mister i shpëtimit nëpërmjet derdhjes së Shpirtit Shenjt ditën e Rrëshajës. Do ta ketë plotësinë e vet në fund të kohëve si tubim qiellor i të gjithë të shëlbuarve. [KKKP 149]

What is the task of the Church?

The Church’s task is to make the kingdom of God, which has already begun with Jesus, germinate and grow in all nations.   

Wherever Jesus went, heaven touched earth: the kingdom of God was inaugurated, a kingdom of peace and justice. The Church serves this kingdom of God. She is not an end in herself. She must carry on what Jesus started. She should act as Jesus would act. She continues the sacred signs of Jesus (the sacraments). She hands on Jesus’ words. That is why the Church, for all her weakness, is a formidable bit of heaven on earth. [Youcat 123]

Ja çfarë thonë Papët

Shpirti e drejton bashkësinë e besimtarëve në "formimin e një bashkësie", që të jetë Kisha ... Një nga qëllimet qendrore të misionit është që t'i mbledhë njerëzit së bashku për ta dëgjuar Ungjillin, në bashkësinë vëllazërore, në lutje dhe në Eukaristi. Të jetosh në "bashkësi vëllazërore" (koinonia) do të thotë të jesh "në përkim të plotë" (Veprat 4:32), duke krijuar bashkësi nga çdo pikëpamje: njerëzore, shpirtërore dhe materiale. [Papa Gjon Pali II, Redemptoris Missio, n. 26]