DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:3.26 A e ka Kisha kalendarin e vet?
next
Tjetra:3.28 A është Krishtlindja festa apo e kremtja më e madhe gjatë vitit?

3.27 Çfarë festash kemi gjatë vitit?

Liturgjia

Viti liturgjik fillon me Ardhjen dhe sezonin e Krishtlindjeve [> 3.28]. Kreshmet [> 3.29] janë një periudhë agjërimi dhe përgatitje për festën e rëndësishme që ne festojmë në Pashkë, përkatësisht ringjalljen e Jezusit [> 3.33]. Koha e pashkëve përfundon pas Ngjitjes, për Rrëshajë [> 3.34].
Në ‘kohën e zakonshme ’(pjesa e mbetur e vitit liturgjik) ne jemi të ftuar të mësojmë të jetojmë gjithnjë e më shumë si fëmijë të Zotit, pasi kemi festuar pjesën më të madhe të festave kryesore të përqëndruara në Jezusin. Ka edhe ditë festash që nderojnë Marinë, shenjtërit dhe engjëjt. Të Dielën e fundit të vitit liturgjik, ne festojmë festën e Krishtit Mbret. Rregulli i Zotit nuk bazohet  shumë në ligje, por më tepër në dashuri.

Ka shumë festa që kremtojnë Jezusin, engjëjt, Marinë dhe shenjtërit. Këto festa na ndihmojnë t’i japim lavdi Zotit me jetën tonë.
Urtësia e Kishës

What is the liturgical year (the Church year)?

The liturgical year, or the Church year, superimposes the mysteries of the life of Christ—from his Incarnation to his second coming in glory—on the normal course of the year. The liturgical year begins with Advent, the time of waiting for the Lord, and has its first high point in the Christmas season and its second, even greater climax in the celebration of the redemptive suffering, death, and Resurrection of Christ at Easter. The Easter season ends with the feast of Pentecost, the descent of the Holy Spirit on the Church. The liturgical year is repeatedly interrupted by feasts of the Lord, Mary and the saints, in which the Church praises God’s grace, which has led mankind to salvation. [Youcat 186]

Ja çfarë thonë Papët

Pas Kohës  së  Pashkëve që përfundoi të Dielën e kaluar me Rrëshajën, Liturgjia është rikthyer në "Kohën e Zakonshme". Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të krishterët duhet të jenë më pak të përkushtuar: në të vërtetë, pasi kemi hyrë në jetën hyjnore përmes sakramenteve, jemi të thirrur  çdo ditë për të qenë të hapur ndaj veprës së Hirit hyjnor, për të përparuar në dashurinë ndaj Hyjit dhe të afërmit. [Papa Benedikti, Angelus, 30 maj 2010]