1.38 Pse është kaq e rëndësishme Maria?
Maria u zgjodh nga Zoti për të lindur Jezusin dhe për ta rritur. Duke bërë këtë, ajo gjithashtu mori pjesë në shpëtimin e të gjithë njerëzve. Ajo ishte një grua e fortë besimtare që e donte birin e saj me gjithë zemër. Kur Jezusi vuajti, ajo vuajti me të.
Kur Jezusin e kryqëzuan, ai i tha Gjonit Apostull: “Ja, nëna jote!” (Gjn. 19:27Gjn. 19:27: Mandej i tha nxënësit: “Qe, nëna jote!” Prej asaj ore nxënësi e mori me vete.). Me këto fjalë Maria u bë nënë për të gjithë ne; kjo do të thotë që ne të gjithë mund të jemi apostuj të Jezusit. Maria është shumë pranë Jezusit në parajsë. Ne mund t’i kërkojmë asaj të lutet për ne, gjë të cilën ajo e bën me kënaqësi.
Në ç’ mënyrë e lumja Virgjëra Mari ëshë ikona eskatologjike e Kishës?
Duke shikuar Marinë, krejt të shenjtë dhe tashmë të lavdëruar në trup e në shpirt, Kisha sodit në Të atë që ajo vetë është thirrur të jetë në tokë dhe atë që do të jetë në atdheun qiellor. [KKKP 199]
Why does Mary have such a preeminent place in the communion of saints
Mary is the Mother of God. She was united with Jesus on earth as no other human being was or could be—in an intimacy that does not cease in heaven. Mary is the Queen of Heaven, and in her motherhood she is quite close to us.
Because she committed herself, body and soul, to a divine yet dangerous undertaking, Mary was taken up body and soul into heaven. Anyone who lives and believes as Mary did will get to heaven. [Youcat 147]
Besoni se ky Bir i Njëlindur i Hyjit për mëkatet tona zbriti nga qielli në tokë dhe mori mbi vete këtë natyrë njerëzore tamam si ne dhe lindi nga Virgjëra e Shenjtë dhe nga Shpirti Shenjt dhe u bë njeri, jo në dukje të thjeshtë, por në të vërtetë; as duke kaluar përmes Virgjëreshës si përmes një kanali; por u bë nga trupi i saj i vërtetë dhe hëngri vërtet si ne, dhe me të vërtetë piu si ne. Sepse nëse Mishërimi do të ishte një fantazmë, edhe shëlbimi është një fantazmë. [Shën Cirili i Jerusalemit, Katekezat, No. 4: 9 (MG 33, 465)]