DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:3.33 Sa të rëndësishme janë Pashkët? Çka është “Urbi et Orbi”?
next
Tjetra:3.35 Çka janë Sakramentet?

3.34 Kur i kremtojmë Ngjitjen në Qiell të Jezusit dhe Rrëshajët?

Festat e mëdha të Kishës

Pas Ringjalljes së tij Të Dielën e Pashkës, Jezusi iu shfaq apostujve të tij për dyzet ditë. Iu fliste atyre për Zotin dhe të ardhmen që kishte përgatitur për njerëzit: Mbretërinë e Hyjit (Vap 1:3) Vap 1:3: Ai, pas mundimit të vet, me shumë prova ua vërtetoi apostujve se ishte i gjallë duke u shfaqur për dyzet ditë para tyre dhe duke u folur për Mbretërinë e Hyjit.. Dyzet ditë pas së Dielës së Pashkës, ne kremtojmë Ngjitjen e Jezusit në Qiell, ose ndryshe “Ngjitja”.
Apostujt e tij kaluan ditët pas Ngjitjes në Qiell duke u lutur (Vap 1:14) Vap 1:14: Të gjithë këta ishin të përqendruar prore së bashku në uratë me disa gra, me Marinë, Nënën e Jezusit, dhe me vëllezërit e tij.. Ashtu si ne, edhe ata prisnin ardhjen e Ndihmëtarit e të Ngushëlluesit, Shpirtin Shenjt që kishte premtuar Jezusi  (Gjn. 17:7 Gjn. 17:7: Tani e kuptuan se gjithçka më dhe, vjen prej teje., Vap 1:9-11 Vap 1:9-11: Dhe, kur i tha këto fjalë, ndër sy të tyre, u ngrit në qiell dhe një re menjëherë ua zuri para syve të tyre. Dhe, ndërsa ata me ngulm shikonin se si ai ngritej në qiell, ia behën dy njerëz të veshur me petka të bardha, zunë vend para tyre dhe u thanë: “O burra galileas, pse rrini kështu duke shikuar kah qielli? Ky Jezus, që prej jush u ngrit në qiell, do të kthehet pikërisht kështu, si e patë se shkoi në qiell!”). Rrëshajët janë ditën e pesëdhjetë të Pashkës. Në këtë ditë ne festojmë hyrjen e Shpirtit Shenjt në jetën e të krishterëve [>3.37]. Apostujt aq u mbushën me Shpirtin Shenjt, sa duhet ta shpallnin Ungjillin e Jezusit.

Jezusi u ngjit në qiell 40 ditë pas Pashkëve; 9 ditë më vonë apostujt e morën Shpirtin Shenjt, në ditën e Rrëshajëve.
Urtësia e Kishës

What does it mean to say that Jesus ascended into heaven?

With Jesus, one of us has arrived home with God and remains there forever. In his Son, God is close to us men in a human way. Moreover, Jesus says in the Gospel of John, “And I, when I am lifted up from the earth, will draw all men to myself” (Jn 12:32).

In the New Testament, the Ascension of Christ marks the end of forty days during which the risen Lord was especially close to his disciples. At the end of this time, Christ, together with his whole humanity, enters into the glory of God. Sacred Scripture expresses this through the images of “cloud” and “heaven” or sky. “Man”, says Pope Benedict XVI, “finds room in God.” Jesus Christ is now with the Father, and from there he will come one day “to judge the living and the dead”. Christ’s Ascension into heaven means that Jesus is no longer visible on earth yet is still present. [Youcat 109]

What happened on Pentecost?

Fifty days after his Resurrection, the Lord sent the Holy Spirit down from heaven upon his disciples. The age of the Church began.

On Pentecost the Holy Spirit transformed fearful apostles into courageous witnesses to Christ. In a very short time, thousands had themselves baptized: it was the birthday of the Church. The miracle of the languages on Pentecost shows that the Church is there for all peoples from the very beginning: She is universal (= the Latin term for the Greek kat’ holon, catholic) and missionary. She speaks to all men, overcomes ethnic and linguistic barriers, and can be understood by all. To this day the Holy Spirit is the “soul” of the Church, the essential principle of her life. [Youcat 118]

Ja çfarë thonë Papët

 “Siç më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju… Merrni Shpirtin Shenjt” (Gjn 20: 21-22); kjo është ajo që na thotë Jezusi. Dhurata e Shpirtit në natën e Ringjalljes ndodhi edhe një herë në ditën e Rrëshajave, e përforcuar këtë herë nga shenja të jashtme të jashtëzakonshme... si një erë që tronditi vendin ku ndodheshin Apostujt, duke mbushur mendjet dhe zemrat e tyre. Ata morën një forcë të re aq të mrekullueshme sa ishin në gjendje ta shpallnin Ringjalljen e Krishtit në gjuhë të ndryshme. [Papa Françesku, Homelia e Rrëshajave, 24 maj 2015]