DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:3.34 Kur i kremtojmë Ngjitjen në Qiell të Jezusit dhe Rrëshajët?
next
Tjetra:3.36 Cili është efekti i Pagëzimit?

3.35 Çka janë Sakramentet?

Sakramentet

Zoti e di se ne s’mund t’i afrohemi pa ndihmën e tij. Për këtë arsye, Jezusi themeloi Sakramentet. Zoti është i pranishëm në mënyrë shumë konkrete në Sakramente.
Mund ta shohësh sakramentin si një ‘portë’ që Zoti e përdor në mënyrë që të na japë menjëherë hirin e Tij. Sakramentet janë shtatë: Pagëzimi [>3.36], Krezmimi [>3.37], Kungimi [>3.45], Rrëfimi [>3.38], Vajimi [>3.40], Kurora e Martesës [>3.43], dhe Urdhri Shenjtë [>3.41].

7 sakramentet janë dyer, nëpërmjet së cilëve ne hyjmë në jetë me Zotin. Ai ia besoi mbarështimin e tyre Kishës.
Urtësia e Kishës

Si kryhet hyrja në jetën e krishterë?

Ajo kryhet përmes Sakramenteve që vendosin themelet e jetës së krishterë: besimtarët, të rilindur në Pagëzim, përforcohen nga Krezmimi dhe ushqehen nga Eukaristia. [KKKP 251]

Çfarë i kërkohet një personi që do të pagëzohet?

Çdo personi që do të pagëzohet i kërkohet shpallja e fesë, e shprehur personalisht në rastin e një të rrituri, ose nga prindërit dhe nga Kisha në rastin e fëmijës. Edhe nuni ose nuna dhe krejt bashkësia kishtare kanë një pjesë të përgjegjësisë në përgatitjen për Pagëzim (katekumenati), si edhe në zhvillimin e besimit dhe të hirit pagëzimor. [KKKP 259]

Cilat janë Sakramentet në shërbim të bashkësisë dhe të misionit?

Dy Sakramente, Urdhri i Shenjtë dhe Martesa, përcjellin një hir të veçantë për një mision të veçantë në Kishë, në shërbim të ndërtimit të popullit të Hyjit. Ato ndihmojnë sidomos për bashkësinë kishtare dhe shpëtimin e të tjerëve. [KKKP 321]

Is there some inner logic that unites the sacraments with each other?

All sacraments are an encounter with Christ, who is himself the original sacrament. There are sacraments of initiation, which introduce the recipient into the faith: Baptism, Confirmation, and Eucharist. There are sacraments of healing: Reconciliation and the Anointing of the Sick. And there are sacraments of communion and mission: Matrimony and Holy Orders.

Baptism joins us with Christ. Confirmation gives us his spirit. The Eucharist unites us with him. Confession reconciles us with Christ. Through the Anointing of the sick, Christ heals, strengthens, and consoles. In the sacrament of Matrimony, Christ promises his love in our love and his fidelity in our fidelity. Through the sacrament of Holy Orders, priests have the privilege of forgiving sins and celebrating the holy sacrifice of the Mass. [Youcat 193]

Why did Christ give us the sacrament of Penance and the Anointing of the Sick?

Christ’s love is shown in the fact that he seeks the lost and heals the sick. That is why he gave us the sacraments of healing and restoration, in which we are freed from sin and strengthened in our physical and spiritual weakness. [Youcat 224]

What are the names of the sacraments that serve to build up communion in the Church?

Someone who is baptized and confirmed can receive moreover a special mission in the Church in two special sacraments and thus be enlisted in the service of God: Holy Orders and Matrimony.

The two sacraments have something in common: They are directed to the good of others. No one is ordained just for himself, and no one enters the married state merely for is own sake. The sacrament of holy Orders and the sacrament of Matrimony are supposed to build up the People of God; in other words, they are a channel through which God pours out love into the world. [Youcat 248]

Ja çfarë thonë Papët

Jeta e lutjes ushqehet mbi të gjitha nga pjesëmarrja në Liturgjinë e Kishës. Në mënyrë që të rritemi, jeta e brendshme kërkon pjesëmarrje në Meshën e Shenjtë dhe mbështetje në Sakramentin e Pajtimit. Kësisoj, e gjithë jeta përshkohet nga Krishti: nga vetë Krishti dhe nga hiri i tij. Sepse ishte ai që tha: "Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim, ai mbetet në mua dhe unë në të." (Gjn 6:56). Eukaristia është ushqimi shpirtëror nga i cili në një mënyrë të veçantë marrim forcë shpirtërore në udhëtimin tonë të dëshmisë, që të mund të japim fryte me bollëk. Për këtë arsye pjesëmarrja në meshën e së dielës është kaq e rëndësishme.
[Papa Gjon Pali II, Homelia në Gorzov, 2 qershor 1997]