Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:2.38 Cilat qenë pasojat e Reformës?
next
Tjetra:2.40 Çka ishte Kundër-Reforma?

2.39 Çka është Kisha Anglikane?

Drejt Reformës

Fillimisht, mbreti anglez Henriku VIII ishte një mbrojtës i zellshëm i Kishës Katolike kundër ideve të parashtruara nga Luteri .Kur bashkëshortja e Henrikut nuk i siguroiatij një trashëgimtar mashkull të fronit, ai i kërkoi Papës që t’i jepte leje të martohej me dikë tjetër. Papa nuk ia mundësonte dot lejen, pasi sakramenti i martesës është një lidhje e përjetshme [> 3.43].

 

Mbreti Henriku VIII u prish me Kishën Katolike më 1534 dhe themeloi Kishën Anglikane, me veten si prijës supremtë saj.Katolikët besnikë të fesë së tyre dhe të Papës u përndoqën dhe shumë vdiqën si martirë.

Në vitin 1534, mbreti anglez Henriku VIII e refuzoi Papën dhe e emëroi vetveten si prijës i Kishës së Anglisë.Katolikët besnikë e kundërshtuan këtë.
Ja çfarë thonë Papët

Ka shumë gjëra për të cilat duhet të jemi falenderues në ndërlidhjet tona gjatë këtyre dyzet viteve

Ka shumë gjëra për të cilat duhet të jemi falenderues në ndërlidhjet tona gjatë këtyre dyzet viteve të fundit. Puna e komisionit dialogues ekumenik është një burim inkurajimi teksa iu është dhënë drejtim çështjeve doktrinore që na ndanin në të shkuarën.Miqësitë dhe marrëdhëniet e mira, të cilat ekzistojnë në shumë vende mes anglikanëve dhe të krishterëve kanë ndihmuar në krijimin e një konteksti të ri në të cilin lulëzoi dhe përparoi dëshmia jonë e përbashkët e Ungjillit të Jezu Krishtit... Për gjithë këtë e falenderojmë Hyjin. [Papa Benedikti XVI, ArqipeshkvittëKantërbëri, 23 nën. 2006]