

2.38 Cilat qenë pasojat e Reformës?
Disa sundimtarë e panë Reformën si një mundësi për t'u rebeluar kundër Papës dhe për të caktuar vetë ipeshkvinjtë.Në Hollandë, tensionet midis katolikëve dhe kalvinistëve çuan në luftë me Spanjën (1568-1648) dhe ndarjen midis veriut kalvinist dhe jugut katolik.
Në vendet Skandinave, u krijua një kishë shtetërore luterane.Katolikët u persekutuan dhe besimet e tjera u ndaluan me ligj deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë.Në disa vende të tjera evropiane, situata lokale për katolikët qe gjithashtu e zymtë.
Ishte një gabim i periudhës së Reformës që kohën më të madhe shihnim vetëm atë që na ndante dhe nuk arrinim të rroknim ekzistencialisht atë që kemi të përbashkët sa i përket bazës së Shkrimit të Shenjtë dhe besojmave të hershme të krishtera. Për mua, hapi i madh ekumenik i dekadave të fundit është që jemi bërë të vetëdijshëm për këtë truall të përbashkët, të cilin e njohim teksa lutemi dhe këndojmë së bashku, teksa ndërmarrim angazhimin tonë të bashkuar për etosin e krishterë në përballje me botën, teksa japim dëshmi për Hyjin e Jezu Krishtit në këtë botë si themeli ynë i patrandshëm e i përbashkët. [Papa Benedikti XVI, Fjalimi në Erfurt, 23 shtat. 2011]