2.19 Pse të Krishterët u persekutuan nga romakët?
Në vitin 64 pas Krishtit një zjarr i madh shkatërroi pjesën më të madhe të Romës. Perandori Neroni fajësoi të krishterët për këtë. Shën Pjetri, Shën Pali dhe shumë të krishterë të tjerë vdiqën si martirë pas kësaj katastrofe. Të krishterët gjithashtu u persekutuan në shekujt në vazhdim.
Problemi i perandorëve romakë ishte se të krishterët refuzuan të braktisnin besimin e tyre dhe të adhuronin perandorin dhe perënditë romake. Nën perandorin Decius (249-251 pas Krishtit), dhjetëra mijëra të krishterë vdiqën. Diokleciani (284-305) ishte ndër perandorët e tjerë romakë që u përpoq të shkatërronte Kishën, por nuk arriti ta bëjë këtë.
Po ju shkruaj të gjitha Kishave që t’ju them, me gjithë zemër, se dua të vdes për Hyjin –nëse ju nuk e pengoni. Po ju përbej, mos e tregoni dashamirësinë tuaj në momentin e gabuar. Ju lutem, lejoni të më hedhin bishave të egra; nëpërmjet tyre arrij te Hyji. Jam fara e grurit e Hyjit; e hedhur në dhe prej dhëmbëve të egërsirave, mund të bëhem bukë e pastër e Krishtit. [Shën Injaci i Antiokisë, Letra drejtuar Romakëve, Kap. 4 (MG 5, 689)]