DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:1.32 Çfarë bën Shpirti Shenjt? A kam nevojë për të?
next
Tjetra:1.34 A e krijoi Zoti të keqen? Çfarë lidhje ka kjo me mëkatet e mia?

1.33 Hyji është një, por njëkohësisht tre. A ka kuptim një gjë e tillë?

Çfarë bën Shpirti Shenjt?

Zoti ekziston si Ati, Biri, dhe Shpirti Shenjt Ky koncept i Trinisë do të thotë që Zoti i Tejlartë është i pranishëm në ne në tri mënyra të ndryshme, përkatësisht si  tri veta që na duan shumë.

Lidhja e dashurisë mes tri vetave të Trinisë na tregon çka Zoti është në esencën e tij: dashuri. Megjithatë, ne kurrë nuk do të jemi të aftë për ta kuptuar plotësisht këtë mister…

Hyji Trini e ndan dashurinë me Atin, Birin dhe Shpirtin Shenjt. Ai dëshiron të ndajë dashurinë e tij edhe me ju.
Urtësia e Kishës

A mund të njihet misteri i të Shenjtërueshmes Trini vetëm me anë të arsyes njerëzore?

Hyji ka lënë gjurmë të qenies së Trinisë në krijim dhe në Besëlidhjen e Vjetër, por brendësia e Qenies së Tij, si Trini e Shenjtë përbën një mister të paarritshëm vetëm  me anë të arsyes njerëzore, si edhe për fenë e Izraelit, para Mishërimit të Birit të Hyjit dhe të dërgimit të Shpirtit Shenjt. Ky mister është zbuluar prej Jezu Krishtit dhe është burimi i të gjitha mistereve të tjera. [KKKP 45]

Çfarë na zbulon Jezu Krishti nga misteri i Atit?

Jezu Krishti na zbulon se Hyji është “Atë”, jo vetëm sepse është Krijues i gjithësisë dhe i njerëzimit, por sidomos sepse lind prej amshimit Birin, në kraharorin e Vet, që është Fjala e Tij, “bredhja [rrezatimi i] e Lavdisë dhe vula e qenies së Hyjit” (Heb 1, 3). [KKKP 46]

Kush është Shpirti Shenjt, që na u zbulua nga Jezu Krishti?

Është Person i Tretë i të Shenjtërueshmes Trini. Është Hyj, një dhe i barabartë me Atin e me Birin. Ai “rrjedh prej Atit” (Gjn 15, 26), i cili fillim pa fillim, është zanafilla e krejt jetës së Trinisë. Dhe rrjedh edhe prej Birit (Filioque), falë dhurimit të amshuar që Ati i bën Birit. I dërguar prej Atit dhe prej Birit të mishëruar, Shpirti Shenjt udhëheq Kishën “për ta njohur tërë të vërtetën”  (Gjn 16,13). [KKKP 47]

Si e shpreh Kisha fenë e vet trinitare?

Kisha e shpreh fenë e vet trinitare duke dëshmuar një Hyj të vetëm në tre Persona: Ati e Biri e Shpirti Shenjt. Tre Personat hyjnorë janë një Hyj i vetëm, sepse secili prej tyre është identik me plotësinë e të njëjtës natyre hyjnore të vetme dhe të pandalshme. Ata janë realisht të dalluar mes tyre, falë marrëdhënieve që kanë me njëri-tjetrin: Ati lind Birin, Biri lind prej Atit, Shpirti Shenjt rrjedh prej Atit e prej Birit*. [KKKP 48]

Si veprojnë tre Personat hyjnorë?

Të pandarë në substancën e tyre të vetme, Personat janë të pandarë edhe në veprimin e tyre: Trinia ka një veprim të vetëm e të njëjtë. Por, në të vetmin veprim hyjnor, çdo Person është i pranishëm sipas veçorisë përkatëse në Trini.

“O Hyji im, Trini që adhuroj...qetësoje shpirtin tim: bëje qiellin Tënd, banesën Tënde të dashur dhe vendin e pushimit Tënd. Mos të lënsha kurrë vetëm, por qofsha aty, me gjithë veten time, krejt syçelë në besimin tim, krejt adhuruese, krejt e kushtuar ndaj veprimit Tënd krijues” (Elizabeta e Trinisë). [KKKP 49]

Do we believe in one God or in three Gods?

We believe in one God in three persons (Trinity). “God is not solitude but perfect communion.” (Pope Benedict XVI, May 22, 2005).

Christians do not worship three different Gods, but one single Being that is threefold and yet remains one. We know that God is triune from Jesus Christ: He, the Son, speaks about his Father in heaven (“I and the Father are one”, Jn 10:30). He prays to him and sends us the Holy Spirit, who is the love of the Father and the son. That is why we are baptized “in the name of the Father and of the son and of the Holy Spirit” (Mt 28:19). [Youcat 35]

Can we deduce logically that God is triune?

No. The fact that there are three persons (Trinity) in one God is a mystery. We know only through Jesus Christ that God is Trinitarian. 

Men cannot deduce the fact that God is a Trinity by means of their own reason. They acknowledge, however, that this mystery is reasonable when they accept God’s revelation in Jesus Christ. If God were alone and solitary, he could not love from all eternity. In the light of Jesus we find already in the Old Testament (for example, Gen 1:2; 18:2; 2 sam 23:2), indeed, even in all of creation, traces of God’s Trinitarian Being. [Youcat 36]

Why is God “Father”?

We revere God as Father first of all because he is the Creator and cares lovingly for his creatures. Jesus, the Son of God, has taught us, furthermore, to regard his Father as our Father and to address him as “our Father”.

Several pre-Christian religions had the divine title “Father”. Even before Jesus, the Israelites addressed God as their Father (Deut 32:6; Mal 2:10), realizing that he is also like a mother (Is 66:13). In human experience, father and mother stand for origin and authority, for what is protective and supportive. Jesus Christ shows us what God the Father is really like: “He who has seen me has seen the Father” (Jn 14:9). In the parable of the prodigal son, Jesus addresses the most profound human longings for a merciful father. [Youcat 37]

Who is the “Holy Spirit”?

The Holy Spirit is the third person of the Holy Trinity and has the same divine majesty as the Father and the Son.

When we discover the reality of God in us, we are deal- ing with the working of the Holy Spirit. God sent “the spirit of his son into our hearts” (Gal 4:6), so that he might fill us completely. In the Holy Spirit a Christian finds profound joy, inner peace, and freedom. “For you did not receive the spirit of slavery to fall back into fear, but you have received the spirit of sonship [in whom] we cry, ‘Abba! Father!’” (Rom 8:15b). In the Holy Spirit, whom we receive in Baptism and Confir- mation we are permitted to call God “Father”. [Youcat 38]

Is Jesus God? Does he belong to the Trinity?

Jesus of Nazareth is the Son, the second divine person mentioned when we pray, “In the name of the Father and of the Son and of the Holy Spirit”  (Mt 28:19).   

Jesus was either an imposter who made himself lord of the sabbath and allowed himself to be addressed with the divine title “lord”—or else he was really God. The scandal came when he forgave sins. In the eyes of his contemporaries, that was a crime deserving death. Through signs and miracles, but especially through the resurrection, his disciples recognized who Jesus is and worshipped him as Lord. That is the faith of the  Church. [Youcat 39]

Kjo është ajo çfarë Etërit e Kishës thonë

Ne njohim një Hyj dhe një Bir Logos-in e tij (= Fjalën), dhe një Shpirt Shenjt, të bashkuar në esencë, - Atin, Birin, Shpirtin, sepse Biri është Inteligjenca, Arsyeja, Urtësia e Atit dhe Shpirti, një rrjedhje, si dritë nga zjarri. [Atenagora, Një lutje për të krishterët, Kap. 24 (MG 6, 945)]