DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:2.17 A është Papa pasardhësi i Shën Pjetrit?
next
Tjetra:2.19 Pse të Krishterët u persekutuan nga romakët?

2.18 Si vazhduan gjërat pas Rrëshajëve?

Romakët, koncilet dhe etërit e Kishës

Për Rrëshajë Apostujt morën Shpirtin  Shenjt, i cili i frymëzoi dhe u tregoi çfarë të thoshin dhe të bënin. Ata dolën në botë për të predikuar mesazhin e Jezusit, Ungjillin. Ata krijuan bashkësi të krishtera në shumë qytete.

Pjetri shkoi në Romë dhe u bë udhëheqësi i Kishës lokale atje. Shumë Apostuj predikuan Ungjillin midis Judenjve, ndërsa Pali Apostull iu predikoj mesazhin johebrenjve dhe paganëve. Ungjilli i Jezusit është për të gjithë!

 

Pas Rrëshajëve, Apostujt filluan të shpallnin ungjillin çdokund dhe çdokujt. Kishat u ngritën, sidomos në vendet urbane.
Kjo është ajo çfarë Etërit e Kishës thonë

Apostujt... u shpërndanë nëpër botë dhe u predikuan kombeve të njëjtën doktrinë të së njëjtës Fe dhe themeluan pa humbur kohë Kishat, prej ku ato të mëpasshmet huazuan traditat e fesë dhe farërat e doktrinës dhe i huazojnë edhe sot në mënyrë që të jenë Kishë. [Tertuliani, Përshkrimi i heretikëve, Kap. 20 (ML 2, 32)]