DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:2.20 Çka ndryshoi me Perandorin Konstantin?
next
Tjetra:2.22 Çka është një Koncil i Kishës?

2.21 Si ishte e organizuar Kisha e hershme?

Romakët, koncilet dhe etërit e Kishës

Në shekullin e parë pas Krishtit, Apostujt dhe dishepujt e tjerë të Jezuit predikuan mesazhin e tij në shumë qytete  të Lindjes së Mesme dhe Evropës Jugore. Drejtuesit e parë të bashkësive lokale ishin Apostujt. Pasardhësit e tyre janë ipeshkvinjtë.

Apostujt u ndihmuan nga meshtarët dhe diakonët. Besimtarët e tjerë në bashkësi kishin detyra të ndryshme (I Kor. 12:28)I Kor. 12:28: “Kështu Hyji disa në Kishë i caktoi: më parë apostujt, së dyti profetët, së treti mësuesit; pastaj vjen dhurata e mrekullive, pastaj ajo e shërimeve, e kujdesimit, e drejtimit shpirtëror, dhurata e gjuhëve të ndryshme”.. Gjithashtu sot, ipeshkvinjtë, si pasardhës të Apostujve, udhëheqin Kishën, të ndihmuar nga meshtarët dhe diakonat. Numri i shumtë i besimtarëve laik kontribuojnë secili në mënyrë personale për Kishën.

Qysh në fillim, Kisha përbëhej nga besimtarët, që drejtoheshin nga Apostujt e më pas nga Ipeshkvinjtë. Secili kishte një rol brenda bashkësisë.
Kjo është ajo çfarë Etërit e Kishës thonë

Ju bëj thirrje të tregoni kujdes që gjithçka ta bëni në harmoninë e Hyjit, ipeshkvijtë ta kenë parinë sipas modelit të Hyjit dhe priftërinjtë sipas modelit të kolegjit të Apostujve dhe diakonët (të cilët i kam shumë përzemër) ta kenë misionin e Jezu Krishtit – i cili ishte me Atin prej Amshimit e tani së fundmi na u shfaq edhe ne. [Shën Injaci i Antiokisë, Letra drejtuar të krishterëve të Magnezisë, Kap. 6 (MG 5, 668)]