DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:2.19 Pse të Krishterët u persekutuan nga romakët?
next
Tjetra:2.21 Si ishte e organizuar Kisha e hershme?

2.20 Çka ndryshoi me Perandorin Konstantin?

Romakët, koncilet dhe etërit e Kishës

Në 312 pas Krishtit Konstantini mposhti kundërshtarin e tij dhe më pas u bë sundimtari i të gjithë Perandorisë Romake. Pavarësisht se u pagëzua në fund të jetës së tij, ai ishte në fakt perandori i parë i krishterë.

Në "Ediktin e Milanos", Konstantini urdhëroi që të krishterët të mos përsekutoheshin më dhe që pasuritë që u ishin marrë duhej t’ju riktheheshin. Të krishterët tani mund të jetonin hapur besimin e tyre, madje ishin të përfshirë dhe në administratën e perandorisë.

Në vitin 313 Konstantini u dha të krishterëve liri dhe mbrojtje. Kisha u shtua me shpejtësi dhe u bë me ndikim të madh.
Ja çfarë thonë Papët

Koncili i Nicës, Koncili i parë Ekumenik, u thirr prej perandorit Kostandin në maj 325 ps.K. që të siguronte bashkimin e Kishës. Etërit në Nicë adresuan çështje të ndryshme dhe kryesisht problemet kryesore që u krijuan pas predikimeve të priftit aleksandrian, Ariusit disa vite përpara... Konstandini nuk shqetësohej shumë për të vërtetat teologjike, por për bashkimin e Perandorisë dhe problemet e saj politike. [Papa Benedikti XVI, Audienca e Përgjithshme, 20 qershor 2007]