2.46 Si hyri Kisha në shek. XX?
Në fillim të shekullit të njëzet, Kisha lulëzoi në disa vende, megjithatë ajo persekutohej në disa vende të tjera, përfshirë këtu Francën, Portugalinë, Rusinë, Spanjën dhe Meksikën.
Në të njëjtën kohë, numri i priftërinjve, vëllezërve, motrave dhe misionarëve u rrit tepër në disa vende, përfshirë Holandën dhe Belgjikën. Ata u shpërndanë nëpër botë duke përhapur Ungjillin. Papa u bënte thirrje besimtarëve të rriteshin në shenjtëri, p.sh. duke marrë Kungimin Shenjt më shpesh. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Papa punoi për pajtimin mes palëve në luftë.
Pontifikati i Piut X la një gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kishës dhe u dallua për një përpjekje të konsiderueshme reformash që përmblidhet në moton e tij: Instaurare Omnia in Christo, "Të përtërish gjithçka në Krishtin". Në të vërtetë, ndërhyrjet e tij përfshinin kontekste të ndryshme kishtare. Që në fillim iu përkushtua riorganizimit të Kuries Romake... Një sektor tjetër i rëndësishëm ishte ai i formimit doktrinor të Njerëzve të Hyjit ... Ai vetë kishte përpiluar një katekizëm ... Piu X i kushtoi një vëmendje të veçantë reformës së Liturgjisë dhe, sidomosmuzikës së shenjtë në mënyrë që t'i drejtonte besimtarët drejt një jete lutjesh më të thella dhe pjesëmarrjeje më të plotë në Sakramente. [Papa Benedikti XVI, Auditori i përgjithshëm, 18 gusht 2010]