2.14 A mund të jem një i krishterë i mirë pa Kishën?
Jezusi e dinte që nuk do të ishte e lehtë të jetoje si i/e krishterë. Prandaj Ai themeloi Kishën, në të cilën të gjithë ndjekësit e Tij së bashku formojnë një komunitet. Me anë të këtij komuniteti, besimtarët mund të afrohen tek Zoti, veçanërisht duke marrë sakramentet dhe duke jetuar siç na mëson Zoti.
Jezusi na do aq shumë sa që ishte i përgatitur të ofronte jetën e Tij për Kishën. Kushdo që refuzon Kishën, gjithashtu refuzon Jezusin. Kur njerëzit nuk e njohin Kishën, pa marrë parasysh fajet nga ana e tyre, kjo nuk do të thotë që ata dënohen automatikisht.
Sidoqoftë, është shumë më thjeshtë të vish tek Zoti përmes Kishës dhe të jesh i lumtur në parajsë përgjithmonë. Zoti e dëshiron këtë për të gjithë njerëzit!
Në çfarë kuptimi Kisha është e shenjtë?
Kisha është e shenjtë, meqë Hyji tejet i Shenjtë është autori i saj; Krishti e ka dhuruar Veten e Vet për të, për ta shenjtëruar dhe për ta bërë shenjtëruese; Shpirti Shenjt e gjallëron me dashuri. Në të gjendet plotësia e mjeteve të shpëtimit. Shenjtëria është thirrja e çdo gjymtyre të saj dhe qëllimi i çdo veprimtarie të saj. Kisha mbart brenda vetes së vet Virgjërën Mari dhe Shenjtër të panumërt, si modele dhe ndërmjetësues. Shenjtëria e Kishës është burimi i shenjtërimit të bijve të saj, të cilët, këtu mbi tokë, e njohin veten për mëkatarë, gjithmonë nevojtarë për kthim dhe për pastrim. [KKKP 165]
Çfarë do të thotë që Kisha është Sakrament universal shpëtimi?
Do të thotë se është shenjë dhe mjet i pajtimit dhe i bashkimit të mbarë njerëzimit me Hyjin dhe i njësisë së krejt gjinisë njerëzore. [KKKP 152]
Çfarë do të thotë pohimi: “Jashtë Kishe nuk ka shpëtim”?
Ky pohim do të thotë se çdo shpëtim vjen nga Krishti-Krye nëpërmjet Kishës, që është Trupi i Tij. Prandaj nuk mund të shpëtohen ata të cilët, duke e njohur Kishën si të themeluar nga Krishti dhe të nevojshme për të njëjtën kohë, falë Krishtit dhe Kishës së Tij, mund të fitojnë shpëtimin e amshuar ata që, pa fajin e tyre, nuk e njohin Ungjillin e Krishtit dhe Kishën e tij, por e kërkojnë me sinqeritet Hyjin dhe, nën ndikimin e hirit, mundohen ta kryejnë vullnesën e Tij të njohur nëpërmjet zërit të ndërgjegjes. [KKKP 171]
Kush i përket Kishës katolike?
Të gjithë njerëzit në mënyra të ndryshme i përkasin ose janë të orientuar drejt njësisë katolike të popullit të Hyjit. Është plotësisht i përfshirë në Kishën katolike ai që, duke pasur Shpirtin e Krishtit, është i bashkuar me Të nëpërmjet lidhjeve të shpalljes së fesë, të Sakramenteve, të udhëheqjes kishtare dhe të bashkësisë. Të pagëzuarit, që nuk e realizojnë plotësisht këtë njësi katolike, janë në njëfarë lloj bashkësie, edhe pse jo të përsosur, me Kishën katolike. [KKKP 168]
Cila është lidhja e Kishës katolike me popullin hebre?
Kisha katolike e pranon lidhjen e vet me popullin hebre në faktin se Hyji e zgjodhi këtë popull, të parin ndër të gjithë, që ta pranonte Fjalën e Tij. Popullit hebre i përkasin “adoptimi, Lavdia, Besëlidhjet, Ligji, kulti, premtimet; të tyre janë edhe patriarkët, prej tyre, si njeri, është edhe Krishti” (Rom 9,4.5). Në dallim me religjionet e tjera jo të krishtera, feja hebraike i është përgjigjur tashmë Zbulesës së Hyjit në Besëlidhjen e Vjetër. [KKKP 169]
Cila është lidhja mes Kishës katolike dhe religjioneve jo të krishtera?
Ekziston një lidhje, që zë fill kryesisht në zanafillën dhe qëllimin e përbashkët të mbarë gjinisë njerëzore. Kisha katolike e pranon se e mira dhe e vërteta që gjenden në religjionet e tjera vijnë nga Hyji, janë rreze të së vërtetës së Tij dhe mund të përgatisin pranimin e Ungjillit dhe ta shtyjnë njerëzimin drejt njësisë së Kishës së Krishtit. [KKKP 170]
How does the Church view other religions?
The Church respects everything in other religions that is good and true. She respects and promotes freedom of religion as a human right. Yet she knows that Jesus Christ is the sole redeemer of all mankind. He alone is “the way, and the truth, and the life” (Jn 14:6).
Whoever seeks God is close to us Christians. There is a special degree of “affinity” to the Muslims. Like Judaism and Christianity, Islam is one of the monotheistic religions (monotheism). The Muslims, too, revere God the Creator and Abraham as their father in faith. Jesus is considered a great prophet in the Qur’an; Mary, his Mother, as the mother of a prophet. The Church teaches that all men who by no fault of their own do not know Christ and his Church but sincerely seek God and follow the voice of their conscience, can attain eternal salvation. However, anyone who has recognized that Jesus Christ is “the way, and the truth, and the life” but is unwilling to follow him cannot find salvation by other paths. This is what is meant by the saying, Extra ecclesiam nulla salus (outside of the Church there is no salvation). [Youcat 136]
What is the task of the Church?
The Church’s task is to make the kingdom of God, which has already begun with Jesus, germinate and grow in all nations.
Wherever Jesus went, heaven touched earth: the kingdom of God was inaugurated, a kingdom of peace and justice. The Church serves this kingdom of God. She is not an end in herself. She must carry on what Jesus started. She should act as Jesus would act. She continues the sacred signs of Jesus (the sacraments). She hands on Jesus’ words. That is why the Church, for all her weakness, is a formidable bit of heaven on earth. [Youcat 123]
Kushdo që është i ndarë prej Kishës... është i ndarë prej premtimeve të Kishës... është një i huaj: ai që nuk e ka Kishën për nënë, nuk mund ta ketë Hyjin për atë. [Shën Çipriani, Mbi Bashkimin e Kishës Katolike, Kap. 6 (ML 4, 502)]