DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:1.4 Çfarë është mëkati origjinal dhe rënia e njeriut në mëkat?
next
Tjetra:1.6 A mund ta njoh Zotin në natyrë dhe në botë?

1.5 A e kundërshtojnë shkenca dhe feja njëra-tjetrën?

Krijim apo rastësi?

Nëse besojmë se Zoti ka bërë gjithçka, atëherë ne nuk kemi nevojë të shqetësohemi rreth fakteve shkencore që gjoja kundërshtojnë besimin. Përkundrazi, shkenca është një mënyrë shumë e mirë për t’u familjarizuar me krijimin e Zotit, dhe në këtë mënyrë për të mësuar diçka më shumë rreth Zotit!

Nga ana tjetër, besimi hedh dritë mbi punën e shkencës. Për shembull, jo gjithçka që është e mundur, është njëherazi edhe moralisht e drejtë. Kërkimet shkencore që përfshijnë shkatërrimin e embrioneve njerëzore janë vetëm një shembull i përdorimit joetik të njohurive shkencore.

E vërteta, pavarësisht nëse është zbuluar nëpërmjet shkencës apo fesë, nuk e kundërshton vetveten. Jezusi thoshte: “E vërteta do t’ju lirojë.”
Urtësia e Kishës

Përse është e rëndësishme të pohojmë: “Në fillim Hyji krijoi qiellin e tokën” (Zan 1, 1)

Sepse krijimi është themeli i të gjitha planeve hyjnore të shpëtimit; shfaq dashurinë e gjithëpushtetshme dhe të urtë të Perëndisë; është hapi i parë drejt Besëlidhjes së të vetmit Hyj me popullin e Vet; është fillimi i historisë së shpëtimit që kulmon në Krishtin; është një përgjigje e parë ndaj pyetjeve themelore të njeriut rreth prejardhjes dhe qëllimit të jetës së tij. [KKKP 51]

Does science make the Creator superfluous?

No. The sentence “God created the world” is not an outmoded scientific statement. We are dealing here with a theo-logical statement, therefore a statement about the divine meaning (theos = God, logos = meaning) and origin of things. 

The creation account is not a scientific model for explaining the beginning of the world. “God created the world” is a theological statement that is concerned with the relation of the world to God. God willed the world; he sustains it and will perfect it. Being created is a lasting quality in things and a fundamental truth about them. [Youcat 41]

Çfarë mëson Shkrimi i Shenjtë rreth krijimit të botës së dukshme?

Nëpërmjet tregimit të “gjashtë ditëve” të krijimit, Shkrimi i Shenjtë na bën të njohim vlerën e krijimit dhe qëllimin e tij për të lavdëruar Perëndinë dhe për t’i shërbyer njeriut. Çdo gjë ia detyron ekzistencën e vet Hyjit, prej të cilit merr mirësinë dhe përsosmërinë e vet, ligjet dhe vendin e vet në gjithësi. [KKKP 62]

Ç’ lidhje ekziston mes gjërave të krijuara?

Mes krijesave ekziston një lidhje ndërvarësie dhe një hierarki, lidhje kjo e dëshiruar prej Hyjit. Në të njëjtën kohë, ekziston edhe një njësi dhe solidaritet mes krijesave, pasi të gjitha kanë të njëjtin Krijues, janë të dashura prej Tij dhe janë të drejtuara kah lavdia e Tij. Pra, respektimi i ligjeve të vulosura në krijim dhe lidhjet që rrjedhin nga natyra e gjërave është një parim urtie dhe një themel i moralit. [KKKP 64]

Do natural laws and natural systems come from God also?

Yes. The laws of nature and natural systems are also part of God’s creation.   

Man is not a blank slate. He is shaped by the order and the natural laws that God has inscribed in his creation. A Christian does not simply do “whatever he wants”. He knows that he harms himself and damages his environment when he denies natural laws, uses things in ways contrary to their intrinsic order, and tries to be wiser than God, who created them. It demands too much of a person when he tries to design himself from start to finish. [Youcat 45]

Kjo është ajo çfarë Etërit e Kishës thonë

Feja nuk mund të ndahet nga mençuria dhe as mençuria nuk mund të ndahet nga feja; sepse është i njëjti Hyj, i cili duhet të kuptohet, që është pjesa  e mençurisë dhe të nderohet, që është pjesa e fesë. [Lactantius, Institutet Hyjnore, Bk. 4, Kap. 4 (ML 6, 456)]