DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:3.49 A mund ta marrë çdokush Kungimin?
next
Tjetra:3.51 Çfarë janë Kishat Katolike Lindore? Çfarë janë “ritet”?

3.50 Pse na jepet dërgimi në fund të Meshës?

Eukaristia

Në fund të meshës, meshtari thotë "Shkoni në paqe". Kjo fjali përmbyllëse përmbledh tërë jetën tonë si të krishterë.
Mesha ka pak vlerë nëse më pas ne në të vërtetë nuk dalim në botë në paqen e Krishtit, duke ofruar ndihmë për ata që kanë nevojë për të dhe duke shpallur Ungjillin për të gjithë krijimin. Është detyra e çdo të krishteri të ndihmojë njerëzit që janë të varfër, të trishtuar, të uritur, të palumtur, të vetmuar, të pambrojtur ose të shtypur.
Aplikacioni #TwGOD [>The app] mund t'ju ndihmojë të ndiqni tekstet e meshës në shumë gjuhë.

“Shkoni në paqe” do të thotë se duhet ta ndjekim Jezusin dhe ta shpallim atë në botë. Ne duhet të jemi Krisht për të tjerët.
Urtësia e Kishës

Why do we say “Amen” to the profession of our faith?

We say Amen—“Yes”—to the profession of our faith because God appoints us witnesses to the faith. Anyone who says Amen assents freely and gladly to God’s work in creation and redemption.

The Hebrew word amen comes from a family of words that mean both “faith” and “steadfastness, reliability, fidelity”. “He who says amen writes his signature” (St. Augustine). We can pronounce this unconditional Yes only because Jesus in his death and Resurrection has proved to be faithful and trustworthy for us. He himself is the human Yes to all God’s promises, just as he is also God’s definitive Yes to us. [Youcat 165]

Si përhapet ky Lajm i Mirë?

Që prej fillimit nxënësit e parë kanë pasur dëshirën e zjarrtë që ta kumtojnë Jezu Krishtin, me qëllim që t’i drejtonin të gjithë kah besimi në Të. Edhe sot, nga njohja plot dashuri e Krishtit lind dëshira për të ungjillizuar dhe për të katekizuar, domethënë për të zbuluar në personin e Tij planin e plotë të Hyjit dhe për ta venë njerëzimin në bashkësi me Të. [KKKP 80]

Ja çfarë thonë Papët

"Ite Missa est" [Mesha mbaroi , shkoni në paqe] ... është plot kuptim, sepse i referohet misionit. Mesha nuk ka mbaruar. Mesha vazhdon gjithmonë, vazhdon në secilin prej nesh, në besimin  dhe  jetën tonë. Si besimi ashtu edhe jeta  duhet të bëhen mision. Së bashku ne formojmë Kishën këtu në tokë dhe të gjithë jemi në një gjendje misioni. Ky është vizioni që përcillet nga fjalët e shkurtra të përfundimit liturgjik të meshës në latinisht: "Ite, Missa est". [Papa Gjon Pali II, Fjalimi drejtuar punëtorëve në Castel Gandolfo, 25 shtator 1990]