DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:3.28 A është Krishtlindja festa apo e kremtja më e madhe gjatë vitit?
next
Tjetra:3.30 Çka është Treditëshi i Pashkëve, që fillon të Enjten e Madhe?

3.29 Pse agjërojmë për 40 ditë gjatë Kreshmëve?

Festat e mëdha të Kishës

Kreshmet fillojnë  të Mërkurën e Përhime, e cila është emëruar pas hirit që është shënuar në ballë (në formën e një kryqi) në këtë ditë. Jezusi agjëroi për dyzet ditë në shkretëtirë (Mt. 4:1-2) Mt. 4:1-2: Atëherë Shpirti i Hyjit e çoi Jezusin në shkreti që ta tundojë djalli. Dhe, pasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund u urit. dhe ne ndjekim shembullin e Tij duke agjëruar gjatë Kreshmeve.
Gjatë Kreshmeve, ne dëshirojmë t’i kujtojmë vetvetes  se pa ndihmën dhe hirin e Zotit nuk jemi të denjë për dhuratën e flijimit të Jezusit në kryq.

Ne agjërojmë gjatë Kreshmëve, sepse Jezusi agjëroi në shkretëtirë. Ne, po ashtu, mund të heqim dorë nga gjërat që na pëlqejnë t’i bëjmë, në mënyrë që, të afrohemi sa më shumë me Jezusin.
Urtësia e Kishës

Çfarë na zbulojnë tundimet e Jezusit në shkretëtirë?

Tundimet e Jezusit në shkretëtirë përfshijnë tundimin e Adamit në parajsë dhe ato të Izraelit në shkretëtirë. Djalli e tundon Jezusin në dëgjesën e Tij ndaj misionit që Ati i ka besuar. Krishti, Adami i ri, u bën ballë tundimeve dhe fitorja e Tij kumton atë të mundimeve, që është dëgjesa më e lartë e dashurisë së Tij birnore. Kisha i bashkohet këtij misteri, veçanërisht në kohën liturgjike të Kreshmëve. [KKKP 106]

Why was Jesus led into temptation? Could he really be tempted at all?

Jesus was truly human, and as part of that he was truly susceptible to temptation. In Jesus Christ we do not have the sort of redeemer “who is unable to sympathize with our weaknesses, but one who in every respect has been tempted as we are, yet without sinning” (Heb 4:15). [Youcat 88]

Ja çfarë thonë Papët

Në traditën e Kishës, ky udhëtim që na kërkohet të bëjmë në Kreshme, karakterizohet nga disa praktika: agjërimi, lëmosha dhe lutja. Agjërim  do të thotë privim nga ushqimi, por përfshin forma të tjera privimi për një jetë më modeste. Sidoqoftë, e gjithë kjo nuk është ende realiteti i plotë i agjërimit: është   shenjë e jashtme e një realiteti të brendshëm, e angazhimit tonë, me ndihmën e Hyjit, për t’u privuar nga e keqja dhe për të jetuar me Ungjillin. Ata që nuk janë në gjendje të ushqehen me fjalën e Hyjit, nuk agjërojnë siç duhet. [Papa Benedikti, Audienca e Përgjithshme, 9 mars 2011]