3.19 Muslimanët dhe hebrenjtë nuk hanë mish derri. Po katolikët?
Në Besëlidhjen e Vjetër cilësohet se derrkucat ishin të papastër (ose të ndyrë) prandaj nuk duhet të hahen (Lev. 11:7) Lev. 11:7: Thiu, i cili edhe pse e ka thundrën plotësisht të ndarë, nuk ripërtypet.. Megjithatë, Jezusi ka thënë që të krishterët mund të hanë gjithçka (Mk. 7:18-19) Mk. 7:18-19: Ai u tha: “Si? Po as ju nuk qenkeni në gjendje ta kuptoni? Po a nuk e kuptoni se asgjë që hyn nga jashtë në njeriun, nuk mund ta bëjë të papastër njeriun, sepse nuk i hyn në zemër, por në bark e del në nevojtore?” Kështu Jezusi i shpalli të pastra të gjitha ushqimet., edhe pse grykësia ose lakmia duhet të shmanget. Ka ditë agjerimi, kur të krishterët përgjithësisht përmbahen nga ngrënia e mishit. E Mërkura e Përhime dhe e Premtja e Madhe janë shembuj të ditëve të tilla të agjërimit të detyrueshëm.
Në mënyrë që të jetojmë me vetëdije me Zotin, është e domosdoshme të hani dhe të pini më pak, kohë pas kohe. Ky quhet agjërim. Ne e bëjmë këtë veçanërisht gjatë dyzet ditëve para Pashkëve. Në këtë mënyrë ne i kujtojmë vetes dhe i tregojmë botës se dashuria e Zotit, është gjëja më e rëndësishme në jetë, më shumë se të ngrënit apo të pirit.
What are the “Five Precepts of the Church”?
- You shall attend Mass on Sunday and holy days of obligation and abstain from work or activities that offend against the character of the day.
- You shall receive the sacrament of Penance at least once a year.
- You shall receive the Eucharist at least during the Easter season.
- You shall observe the prescribed seasons of fasting and days of abstinence (Ash Wednesday and Good Friday).
- You shall contribute to the material support of the Church.
[Youcat 345]
Shën Gregori i Madh solli ndër mend në Rregullën e tij Baritore se agjërimi shenjtërohet nga virtytet që vijnë me të, veçanërisht nga bamirësia, nga çdo vepër bujarie, duke u dhënë të varfërve dhe nevojtarëve të përafërtën e asaj nga e cila ne vetë kemi hequr dorë (krh. 19 , 10-11) ... Shën Agustini thoshte se agjërimi dhe lëmosha janë "dy krahët e lutjes" që i mundësojnë asaj të përparojë dhe të arrijë më lehtë edhe te Hyji . [Papa Benedikti, Auditori i Përgjithshëm, 9 mars 2011]