2.25 Si filloi jeta monastike?
Midis të krishterëve të parë tashmë kishte njerëz që zgjodhën një jetë lutjeje, kursimi, maturie dhe duke ndihmuar fqinjët e tyre. Kur persekutimet dhe vdekjet e martirëve kishin pothuajse përfunduar, njerëzit filluan të kërkonin mënyra të tjera për t'ia dhuruar jetën e tyre Zotit.
Disa murgj zgjodhën të jetonin si vetmitarë në shkretëtirë (për shembull në Egjipt dhe Siri). Rreth vitit 325, disa vetmitarë filluan të jetonin në një komunitet në të cilin ata i bindeshin superiorit të tyre. Ky është fillimi i jetës monastike. Në vitet në vazhdim, u vendosën urdhra për të dy gjinite, burrat dhe gratë fetarë. Përveç jetës së tyre në lutje, këta besimtarë i kushtuan kohë studimit, mjekësisë, bujqësisë, kopjimit dhe shkrimit të librave.
[Shkrimet e Shën Bazilit] u përdorën prej shkruesve të ndryshëm të rregullave monastike, përfshirë Shën Benediktin, që e konsideronte Bazilin si mësues të tij... Për këtë arsye shumë njerëz mendojnë se struktura themelore e jetës së Kishës, monasticizmi, u themelua prej Shën Bazilit. Në mos asgjë tjetër, kontributi i tij ishte vendimtar në përcaktimin e qartë të natyrës së jetës monastike. [Gjon Pali II, Patres Ecclesiae, n. 2]