DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:5.2 Gjithçka është e pasigurt: ku mund të gjej siguri?
next
Tjetra:5.4 A ka një mënyrë për ta përballuar mërzitjen si i krishterë?

5.3 Si mund të rritem në fe tani që detyrohem të qëndroj në shtëpi?

Të jetosh besimin në një kohë krize

Të heqësh dorë nga aktivitetet e përditshme dhe të detyrohesh të qëndrosh në shtëpi gjithë kohën mund të jetë tepër çoroditëse. Nuk mund të shkosh në Meshë, as në katekeza, as të rrëfehesh … Fatmirësisht, Zoti është gjithmonë më i madh dhe mund ta takosh kudo! Këtu kemi disa ide konkrete:

1.       Kërko ndihmën prej Zotit për të pranuar të pashmangshmen me kurajë dhe merr vendimin që ka ardhur koha t’i qasesh Zotit dhe të tjerëve në një mënyrë të re dhe sfiduese. Mos ki frikë të bësh pyetje.

2.       Ndaj pak kohë për lutje çdo ditë. Pjesët 4 & 5 në librin Twitter me ZOTIN [>buy] dhe në Manual [>link] shpjegojnë si të lutemi me një tekst të Biblës dhe si ta shqyrtojmë ditën para se të flemë. Ndiqni Meshën dhe lusni Rruzaren online.

3.       Lexoni një kapitull të Biblës çdo ditë. Mund të filloni me Ungjillin sipas Markut, më i shkurti nga të katër Ungjijtë. Ose mund të lexoni tekstet e përditshme Biblike ne aplikacionin Twitter me ZOTIN [>link].

4.       Bëni një bamirësi: lutuni për dikë që ka nevojë, telefononi dikë që është vetëm për ta përshëndetur, bëni pazarin për fqinjët dhe përkujdesuni për ata me të cilët jetoni.

5.       Lexoni një kapitull të librit Twtter me ZOTIN [>buy] ose aplikacionin [>link] përditë. Nëse është e mundur, flisni për pyetjet që keni me njerëzit me të cilët jetoni ose me miq e mikesha online.

Pranoje këtë sfidë të re me mirëbesim: lutu, lexo Biblën, bëj bamirësi, bëj pyetje e gjej përgjigje Në Twitter me ZOTIN.