5.6 Nuk mund të shkoj në Meshë – A mund ta marr gjithsesi hirin sakramental të Zotit?
Për momentin është shumë e vështirë, ndoshta e pamundur për shumë vende të goditura nga koronavirusi të marrin pjesë në Meshë. Atëherë cila është alternativa? Nga njëra anë, Sakramenti i Eukaristisë nuk zëvendësohet nga asgjë tjetër, sepse asgjë nuk i përngjan. Nga ana tjetër, ashtu si prifti mund të kremtojë meshë për njetet e tua pa praninë tënde, ashtu edhe ti mund të lidhesh shpirtërisht me praninë Eukaristike të Jezusit, ‘në distancë’ le të themi.
Këtë e quajmë Kungim shpirtëror: ti shpreh dëshirën tënde të zjarrtë për ta marrë Jezusin, për të qenë me të, teksa ai dëshiron që të jetë me ty në Sakramentin e Eukaristisë. Të ndihmon shumë “të ndjekësh” Meshën në kohë reale në internet, televizion ose radio. Nuk ka një formulë të gatshme për të kryer Kungimin shpirtëror: gjëja më e rëndësishme për të marrë hirin e tij është dëshira për ta marrë Jezusin në jetën dhe zemrën tënde.