DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:1.17 Si dhe kur filloi të ekzistonte Besëlidhja e Re?
next
Tjetra:1.19 A duhet t’i ndjek të gjitha rregullat e Biblës?

1.18 Cilat janë pjesët e Besëlidhjes së Re?

Bibla: e vërtetë apo e rreme?

Besëlidhja e Re fillon me Ungjijtë: përshkrime të katër ungjilltarëve Mateut, Markut, Lukës, dhe Gjonit të jetës, vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit.Pjesa e dytë përmban Veprat e Apostujve, të shkruara prej ungjilltarit Lukë: ky libër përshkruan historinë e hershme të Kishës së Krishterë.

Pjesa e tretë e Besëlidhjes së Re përmban 21 letrat e Shën Palit, Jakobit, Pjetrit, Gjonit dhe Judës. Pjesa e tretë është Libri i Zbulesës ose Apokalipsi. Në të, Gjoni përshkruan vizionet e tij për fundin e botës, përfshirë këtu përshkrime simbolike të Gjykimit të Fundit dhe të Jeruzalemit Qiellor.

Besëlidhja e Re përbëhet nga 4 Ungjij, Veprat e Apostujve, 21 letra nga Shën Pali dhe të tjerë, si dhe Zbulesa.
Urtësia e Kishës

Çfarë është kanoni i Shkrimeve?

Kanoni i Shkrimeve është lista e plotë e shkrimeve të shenjta, që Tradita Apostolike e Kishës ka caktuar. Ky kanon përmban 46 shkrime të Besëlidhjes së Vjetër dhe 27 të Besëlidhjes së Re. [KKKP 20]

What significance does the New Testament have for Christians?

In the New Testament God’s revelation is completed. The four Gospels according to Matthew, Mark, Luke, and John are the centerpiece of Sacred Scripture and the most precious treasure of the Church. In them the Son of God shows himself as he is and encounters us. In the Acts of the Apostles we learn about the beginnings of the Church and the working of the Holy Spirit. In the letters written by the apostles, all facets of human life are set in the light of Christ. In the Book of Revelation we foresee the end of the ages.  

Jesus is everything that God would like to tell us. The entire Old Testament prepares for the Incarnation of God’s Son. All of God’s promises find their fulfillment in Jesus. To be a Christian means to unite oneself ever more deeply with the life of Christ. To do that, one must read and live the Gospels. Madeleine Delbrêl says, “Through his Word God tells us what he is and what he wants; he says it definitively and says it for each individual day. When we hold our Gospel book in our hands, we should reflect that in it dwells the Word that wants to become flesh in us, desires to take hold of us, so that we might begin his life anew in a new place, at a new time, in a new human setting.” [Youcat 18]

Ja çfarë thonë Papët

Besëlidhja e Re ... paraqet misterin pashkvor  si në përputhje me Shkrimet e shenjta dhe si përmbushjen e tyre më të thellë. Shën Pali, në Letrën e Parë drejtuar Korintasve, thotë se Jezu Krishti vdiq për mëkatet tona "siç e paralajmëroi Shkrimi i Shenjtë " (15: 3) dhe se ai u ngrit në ditën e tretë "si u tha në Shkrimin e Shenjtë " (15: 4 ). Kështu Apostulli e lidh ngjarjen e vdekjes dhe të ringjalljes së Zotërisë  me historinë e Besëlidhjes së Vjetër të Hyjit me popullin e tij. [Papa Benedikti XVI, Verbum Domini, Nr. 13]