DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:5.3 Si mund të rritem në fe tani që detyrohem të qëndroj në shtëpi?
next
Tjetra:5.5 Si mund të dalë diçka e mirë nga kjo kohë dhimbjeje dhe vuajtjeje?

5.4 A ka një mënyrë për ta përballuar mërzitjen si i krishterë?

Të jetosh besimin në një kohë krize

Nëse e kërkon Zotin me gjithë zemër, jeta nuk mund të jetë e mërzitshme Por realiteti, sigurisht, që është tjetër. Veçanërisht në një kohë krize kur nuk mund të bësh më aktivitetet që je mësuar dhe ndoshta duhet të presësh, atëherë mërzia është pas dere. Ja ku janë disa ide:

1.       Kuptoje se jetën e ke marrë prej Zotit dhe se çdo minutë është një dhuratë: si e përdor këtë dhuratë?. Një orar ditor në të cilin shënon detyra e aktivitete dhe kohën e tyre mund të të ndihmojë.

2.       Bëj një listë me pyetje për fenë. Kërko përgjijget, për shembull në librin Në Twitter me ZOTIN [>link], në aplikacion [>link], ose në website [>link].

3.       Mëso të lutesh, edhe pse mund të duket e mërzitshme. Mendoje si një mënyrë për të kaluar kohë me një mik të jashtëzakonshëm – koha nuk llogaritet në momente të tilla – dhe cakto një kohë për lutje çdo ditë.

4.       Dil prej flluskës sate dhe shko te tjetri [>link] pa kërkuar asgjë për veten. Merre telefonin dhe kontakto me dikë që do dhe dikë që ka nevojë për një fjalë të mirë.

5.       Përkushtoja kohën dhe energjinë asaj pyetje të madhe se cili është Vullneti i Zotit për ty. Mund të kontaktosh edhe një prift apo një drejtues shpirtëror (online) që të ndihmon të gjesh përgjigjen e kësaj pyetjeje themelore.

Jeta është dhuratë: përdore mirë! Ndiq një orar të përditshëm, kërko përgjigjet e pyetjeve tuaja, mëso të lutesh, tako të tjerët, ose shqyrto Vullnetin e Zotit për ty.