DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:1.9 A është e logjikshme të besoj? A mund të bëj pyetje?
next
Tjetra:1.11 A na flet Zoti vetëm nëpërmjet Biblës? Apo na flet edhe në mënyra të tjera?

1.10 Pse është Bibla kaq e rëndësishme?

Bibla: e vërtetë apo e rreme?

Bibla nuk është vetëm një libër i vjetër, i pluhrosur, të cilin mund ta injoroni ngase u shkrua mote më parë. Është Fjala e Zotit, e shkruar nga njerëz të frymëzuar prej Tij.

Tekstet janë për ju dhe jetën tuaj, edhe pse mijëra vjet të lashtë. Sa herë lexoni Biblën, Zoti mund t'ju flasë dhe t'ju prekë në një mënyrë të re. Mesazhi më i rëndësishëm i Biblës është dashuria e Zotit për çdo person, përfshirë edhe ty.

Bibla është fjala e Zotit. Ajo përmban një mesazh për ju në këtë çast. Nëse e hapni vetveten, aty do ta dëgjoni Zotin që ju flet.
Urtësia e Kishës

Çfarë funksioni ka Shkrimi i Shenjtë në jetën e Kishës?

Shkrimi i Shenjtë mbështet dhe fuqizon jetën e Kishës. Për bijtë e saj ai është patundshmëri e fesë, ushqim dhe burim i jetës shpirtërore. Është shpirti frymëzues i teologjisë dhe i predikimit baritor. Thotë Psalmisti: ai është “dritëz për këmbët e mia, dritë për udhët e mia” (Ps 119, 105). Prandaj Kisha nxit një lexim të shpeshtë të Shkrimit të Shenjtë, sepse “mosnjohja e Shkrimeve është mosnjohje e Krishtit” (Shën Jeronimi).  [KKKP 24]

Is Sacred Scripture true?

“The books of Scripture firmly, faithfully, and without error teach truth. … Written under the inspiration of the Holy Spirit, they have God as their author” (Second Vatican Council, DV 11).

The Bible did not fall from heaven in its final form, nor did God dictate it to human scribes who copied it down mechanically. Rather “God chose certain men who made full use of their own faculties and powers so that, though he acted in them and by them, it was as true authors that they consigned to writing whatever he wanted written, and no more” (second Vatican Council, DV 11). One factor in recognizing particular texts as Sacred Scripture was their general acceptance in the Church. In the Christian communities, there had to be a consensus: “Yes, through this text God himself speaks to us—this is inspired by the Holy Spirit!” Which of the many original Christian writings are really inspired by the Holy Spirit has been defined since the fourth century in the so-called canon of Sacred Scripture. [Youcat 14]

Çfarë rëndësie ka ngjallja e Jezusit në fenë tonë?

Ngjallja e Jezusit është e vërteta kulmore e fesë sonë në Krishtin dhe përfaqëson, me Kryqin, një pjesë thelbësore të Misterit pashkor. [KKKP 126]

 

Can you be a Christian without believing in the Resurrection of Christ?

No. “If Christ has not been raised, then our preaching is in vain and your faith is in vain” (1 Cor 15:14). [Youcat 104]

Kjo është ajo çfarë Etërit e Kishës thonë

Ne nuk e kemi dëgjuar nga askush tjetër planin e shëlbimit  tonë, përveçse nga ata përmes të cilëve na ka ardhur Ungjilli,të cilin ata e shpallën në një kohë në publik dhe në një periudhë të mëvonshme, me Vullnetin e Zotit, na e dorëzuan ne në Shkrimet e Shenjta, për të qenë themeli dhe shtylla e besimit tonë. [Shën Ireneu  Kundër herezive, Bk. 3, Kap. 1 (MG 7, 844)]