DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:5.13A është vuajtja apo kriza globale një ndëshkim i Zotit?
next
Tjetra:5.15 Çfarë na mëson Bibla për përballjen me një krizë?

5.14 A nuk është hipokrizi të kthehemi tek Zoti vetëm kur jemi në krizë?

Zoti dhe katastrofat

Ndoshta nuk jemi besimtar të mirë në jetën e përditshme. Por tani që gjërat po bëhen të vështira, ju ndjeni nevojën t'i drejtoheni Zotit. Ju lutemi, bëni ashtu pa frikë dhe me gjithë zemrën tuaj! Zoti është gjithmonë aty për ju, Ai po ju pret pikërisht në këtë moment. Atij nuk i interesojnë gabimet dhe mëkatet tuaja: për Atë ju jeni të rëndësishëm sepse Ai ju do! Ai dëshiron t'ju falë për gjithçka që mund të ketë ndodhur. Thjesht largohuni nga mëkati juaj dhe përqafoni gëzimin e një jete me Zotin. Ky është momenti i duhur!

Ju mund të mendoni se jeni një mëkatar i madh  për t’u kthyer te Zoti. Por lexo shëmbëlltyrën që Jezusi u tha nxënësve të Tij për djalin plangprishës (Luka 15: 11-32). Ai kishte gjithçka dhe hoqi dorë nga çdo gjë, duke lënë babanë e tij për një jetë mëkatare. Vetëm kur ndodhi fatkeqësia dhe ai nuk kishte ku të shkonte tjetër, ai u kthye te babai i tij. Babai e kërkonte çdo ditë, duke shpresuar që djali i tij të kthehej. Dhe në vend të fjalëve të ashpra ose ndëshkimit, kishte gëzim dhe festë sepse djali i humbur ishte kthyer. E njëjta gjë do të ndodhë edhe për ju kur të (ri)ktheheni te Zoti në një moment krize!

Zoti është gjithmonë në pritje për ju! Mos hezitoni t’i drejtoheni në çdo moment të jetës suaj, pavarësisht se çfarë mund të keni bërë gabim.