2.34 Pse Kisha qe shumë mizore ndaj fiseve amerikane vendase?
Pas zbulimeve të mëdha nga Kristofer Kolombi dhe të tjerë, Spanja, Portugalia dhe fuqitë e tjera morën të drejtat koloniale në Amerikë.Papa u dha atyre detyrën e përhapjes së fesë në tokat e reja.Mjerisht, shumë pushtues (kolonistë) ishin më të interesuar në grumbullimin e pasurisë sesa për këtë detyrë fisnike.
Popullsia vendase u trajtua në mënyrë çnjerëzore, deri në atë masë sa që më 1537, Papa Palit III iu desh t’u kujtonte kolonistëve se popujt indigjenëishin qenie njerëzore! Vetëm në një fazë të mëvonshme Kisha qe në gjendje të dërgonte misionarët e saj. Këta misionarë jo vetëm që e shpallën fenë, por e jetuan vetë, teksa ndërtuan spitale e shkolla dhe ndihmuan njerëzit në plot mënyra të ndryshme.
Takimi i hershëm i kulturës suaj tradicionale me mënyrën evropiane të jetës ishte... një realitet i ashpër dhe i dhimbshëm për njerëzit tuaj. Duhet ta pranojmë shtypjen kulturore, padrejtësitë, çorganizimin e jetës dhe të shoqërive tuaja tradicionale. Në të njëjtën kohë, në mënyrë që të jemi objektivë, historia duhet të shkruajë edhe aspektet thellësisht pozitive... dëshiroj të kujtoj ndër to punën e shumë misionarëve që mbrojtën me forcë të drejtat e banorëve vendas të kësaj toke. [Papa Gjon Pali II, Popullatës vendase amerikane, 14 shtat. 1987]