

2.52 Çfarë është “Folkekirken”?
Kisha në shek. XX
’Folkekirken’ Kisha Shtetërore Luteriane Daneze. Rreth 75% e popullatës daneze janë pjesëtare të Folkekirken dhe përbëjnë kongregatën fetare më të madhe në Danimarkë. Kisha Luteriane Daneze daton në Reformën e 1536. Kur mbreti prishi marrëdhëniet me Papën, hoqi gjithë ipeshkvijtë katolikë dhe mori kryesinë e kishës. Kushtetuta daneze e rregullon pozitën e kishës si një Kishë Shtetërore dhe si rregullatorë të saj përcakton parlamentin dhe Ministrinë e Punëve Kishtare.
Në nivel lokal, në shumë vende, Kisha Shtetërore Danez ka një marrëdhënie të mirë me të krishterët e tjerë, përfshirë katolikët. Shumë kisha të ndryshme përpiqen ta shpallin Ungjillin[>4.50] në një kohë të vështirë, ku mesazhi mbytet nga zhurmat e tjera.
Kisha Shtetërore Daneze, “Folkekirken”, është kongregata më e madhe fetare në Danimarkë dhe është një institucion i rëndësishëm kulturor.