

2.51 Si funksionon Kisha Luteriane Suedeze?
Kisha e Suedisë është një kishë ungjillore, luteriane, kombëtare, me 6.4 milion anëtarë (pothuajse 70 për qind e popullsisë). Ajo u formua gjatë Reformës Luteriane në 1517. Kisha e Suedisë nuk ka në krye Papën. Historikisht, ajo ka qenë e lidhur ngushtë me shtetin suedez dhe monarkinë.
Në Suedi, katolikët dhe luterianët kanë gjëra të rëndësishme të përbashkëta: besimin në Zot si Trini e Shenjtë, pranimin e pagëzimit të njëri-tjetrit dhe leximin e së njëjtës Bibël. Katolikët kanë shtatë sakramente [>3.35}, ndërsa luterianët kanë vetëm dy: Pagëzimin [>3.36] dhe Eukaristinë [>3.48]. Që prej vitit 1958, Kisha e Suedisë lejon meshtarinë e femrave [>3.41]. Në 2016, Papa Françesku vizitoi Suedinë dhe u takua me arqipeshkvin e Kishës së Suedisë për të rikujtuar 500 vjetorin e Reformës në 1517.