DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:2.53 Si u rikthye Kisha Katolike në Danimarkë?
next
Tjetra:3.2 A është lutja e njëjtë si të flasësh me Zotin?

3.1 Pse duhet të lutem dhe si duhet ta bëj?

Lutja personale

Të lutesh do të thotë të flasësh me Zotin (jo vetëm t’i flasësh atij). Kur lutesh, merr kohën për ta njohur atë dhe për të krijuar një marrëdhënie me të. Kjo është e rëndësishme për çdo të krishterë. Jezusi u thoshte apostujve të tij të luteshin shpesh (Lk. 22:46) Lk. 22:46: U tha: “Pse po flini? Çohuni! Lutuni të mos bini në tundim!”.. Megjithatë lutja nuk është gjithmonë e lehtë: si fillohet dhe çfarë mund të thuash?
Gjëja më e rëndësishme është ta kuptosh se Zoti është gjithmonë me ty, edhe tani teksa lundron në internet... Asgjë nuk të ndalon të mbyllësh sytë në këtë moment dhe t’i thuash Hyjit çfarë ke në zemër. Kërkoji ndihmë, thuaji vështirësitë që ke dhe falënderoje për ato që të ka dhënë. Kjo është lutja!

Zoti të kërkon të lutesh. Ai të pret! Marrëdhënia jote me Zotin do të të sjellë gëzim të vërtetë & të përhershëm. Ti mund t’i kërkosh & t’i thuash çdo gjë Zotit.
Urtësia e Kishës

What is prayer?

Prayer is turning the heart toward God. When a person prays, he enters into a living relationship with God.

Prayer is the great gate leading into faith. Someone who prays no longer lives on his own, for himself, and by his own strength. He knows there is a God to whom he can talk. People who pray entrust themselves more and more to God. Even now they seek union with the one whom they will encounter one day face to face. Therefore, the effort to pray daily is part of Christian life. Of course, one cannot learn to pray in the same way one learns a technique. As strange as it sounds, prayer is a gift one obtains through prayer. [Youcat 469]

Ja çfarë thonë Papët

Mes punëve tona të zakonshme njerëzore, nuk mund ta humbim kontaktin me Krishtin. Kemi nevojë për momente të veçanta të ndara vetëm për lutje. Lutja është e domosdoshme, si në jetën personale ashtu edhe në atë apostolike. Nuk mund të ketë dëshmi mirëfilli të krishtera nëse nuk jemi kalitur së pari me lutje. Lutja është burimi i frymëzimit, energjisë dhe guximit përballë vështirësive dhe pengesave: është burimi i këmbënguljes dhe i aftësisë për të ndërmarrë vepra me forcë të përtërirë. [Papa Gjon Pali II, Homelia në Gorzov, 2 qershor 1997]