2.36 Cilat janë idetë që e nisën Reformën?
Më 1517, një murg gjerman i quajtur Martin Luteri shkroi një letër që përmbante 95 teza që kritikonin Kishën. Ai me të drejtë kundërshtoi korrupsionin e klerit dhe shitjen e indulgjencave.
Sidoqoftë, Luteri gjithashtu përqeshi dhe mohoi shumë të vërteta dhe gjëra të mira, të tilla si jetën në bashkësi me shenjtërit[> 4.16], autoritetin e Papës dhe shpjegimet e dhëna nga Kisha për ta kuptuar më mirë fenë.Në fund,një skizëm ngjau në Kishë për shkak të rebelimit radikal të Luterit.
Si Teolog i zhyturnë Shkrimin e Shenjtë dhe në Etërit e Kishës, [Shën Lorenci i Brindizit] qe në gjendje t’ia ilustronte në mënyrë shembullore doktrinën katolike të krishterëve të cilët, sidomos në Gjermani, u bashkuan me Reformën. Me parashtrimin e tij të shtruar dhe të qartë, ai shfaqi themelet biblike dhe patristike të të gjitha çështjeve të fesë të vëna në dyshim nga Martin Luteri. Ndër to, paria e Pjetrit dhe e pasardhësve të tij, origjina hyjnore eepiskopatit, shfajësimi si një shndërrim i brendshëm i njeriut dhe nevoja për të kryer vepra të mira për t’u shëlbuar. [Papa Benedikti XVI, 23 mar. 2011]