

5.5 Si mund të dalë diçka e mirë nga kjo kohë dhimbjeje dhe vuajtjeje?
Dhimbja dhe vuajtja janë të këqija dhe e kundërshtojnë plotësisht dashurinë dhe praninë përkujdesëse të Zotit. Është detyra jonë ta luftojmë të keqen dhe të zvogëlojmë vuajtjen dhe dhimbjen e njerëzve përreth nesh, aty ku mundemi. Përkujdesja jote ndaj atij që vuan e prodhon një të mirë të vogël. Në këtë mënyrë, koha e krizës sjell një këndvështrim të ri të dashurisë së zbrazur nga vetja. Çdo akt i pastër dashurie reflekton dashurinë e përsosur të Zotit. kur njerëzit punojnë së bashku kundër së keqes, ata kanë pjesë në këtë dashuri – edhe në qoftë se nuk janë të vetëdijshëm për të.
Edhe Jezusi vuajti shumë. Megjithatë, në mënyrë të kundërt prej shumë prej nesh, edhe pse mund ta kishte shmangur vuajtjen e tij personale, ai e pranoi atë për një të mirë më të madhe. Jezusi ofroi jetën e tij, që ne ta kishim jetën. Ai e bërë këtë sepse e do fort secilin prej nesh. Në këtë mënyrë ai i dha vuajtjes një kuptim: nëpërmjet vuajtjes së tij ai na dhuroi një të ardhme! Prandaj, edhe Shën Pali ishte i lumtur që vuante, sepse ndihej pjesëtar në vuajtjen shëlbuese të Jezusit. Edhe ti mund të kërkosh nga Zoti hirin për të qenë mjaftueshëm i/e fortë sa për t’ia dhuruar dhimbjen dhe vuajtjen tënde të pashmangshme Jezusit, duke iu bashkuar atij në vuajtjen e tij, me shpresën për të qenë me të edhe në ringjallje në jetën e pasosur.