5.1 A ka një mënyrë sjelljeje të krishterë përballë një krize me fund të panjohur?
Është e thjeshtë të dëshpërohesh kur nuk i sheh rrugëdalje të menjëhershme krizës. Fatmirësisht, feja jonë na thotë se gjithmonë ka shpresë. Vetë Jezusi e thotë dhe e përsërit në Bibël : “Mos kini frikë” (Mt 14:27). Edhe në situatat më të errëta, ai është me ne. Dhe kjo e bën gjithë ndryshimin!
Përballë një situate fatkeqësie të pashpresë, ti mund ta bësh ndryshimin duke thënë fjalë dashurie e shprese në vend të dëshpërimit që është tashmë rrotull teje. Nëse këto fjalë vijnë prej besimit tënd (të vogël) në Zotin, kjo dashuri dhe shpresë është e vërtetë. Si të krishterë, nuk duhet të dëshpërohemi asnjëherë, sepse nuk jemi vetëm. Edhe në rastin më të keq, kemi premtimin e Jezusit se do të jemi me të pas kësaj jete të papërsosur. Prania dhe premtimi i tij të ndihmon të gjesh forcën për të bërë sa të mundesh në luftë kundër efekteve negative të krizës duke pasur kujdes të veçantë për të moshuarit dhe nevojtarët.