4.38 A është eutanazia gjithmonë e gabuar?
Termi ‘eutanazi’ është bërë sinonim i vrasjes së dikujt që nuk dëshiron më të jetojë: vdekje me kërkesën e dikujt. Në rastin e eutanazisë, ne i japim fund jetës që Zoti na ka dhënë [> 1.2] në kujdestari: ne i japim fund diçkaje që nuk na përket.
Në vend të ndihmës për ta dashur dhe respektuar jetën e dhënë nga Zoti, ai njeri ndihmohet për t'i dhënë fund asaj jete. Kryerja e eutanazisë shkel betimin e lashtë të mjekut grek, Hipokratit. Një qenie njerëzore kurrë nuk ka të drejtë t'i japë fund jetës së tij [> 4.41] dhe kjo është arsyeja pse eutanazia është gjithmonë e gabuar.
Çfarë ndalon Urdhërimi i pestë?
Urdhërimi i pestë ndalon, si në kundërshtim të rëndë me ligjin moral:
- vrasjen direkte dhe të vullnetshme, si edhe bashkëpunimin në të;
- abortin direkt, të dashur si qëllim ose si mjet, si dhe bashkëpunimin në të, me dënim shkishërimin, sepse qenia njerëzore qysh prej ngjizjes së saj, duhet të respektohet dhe të mbrohet në mënyrë absolute në tërësinë e vet;
- eutanazinë direkte, që konsiston në të dhënit fund, me një akt ose një lëshim të një veprimi të duhur, të jetës së personave me aftësi të kufizuara, të sëmurë ose në prag të vdekjes;
- vetëvrasjen dhe bashkëpunimin e vullnetshëm në të, që është një fyerje e rëndë ndaj dashurisë së drejtë për Hyjin, për vetveten e për të afërmin: përsa i përket përgjegjësisë, ajo mund të rëndohet për arsye të shkandullit ose të lehtësohet për shkak të çrregullimeve të veçanta psikike ose nga frika e madhe. [KKKP 470]
Cilat procedura mjekësore lejohen, kur vdekja konsiderohet e afërt?
Mjekimet, që zakonisht i bëhen një personi të sëmurë, nuk mund të ndërpriten në mënyrë të lejueshme. Ndërsa lejohet përdorimi i qetësuesve, jo me qëllim vdekjen, dhe heqja dorë nga “këmbëngulja terapeutike”, pra, përdorimi i procedurave mjekësore të shpërpjesëtuara dhe pa arsye shprese se do të kenë rezultat pozitiv. [KKKP 471]
Is it permissible to offer assistance in dying?
To bring about death directly is always against the commandment “You shall not kill” (Ex 20:13). In contrast, to stand by and assist a dying person is humane and even obligatory.
What really matters is whether a dying person is killed or allowed to die and thus accompanied. Someone who intentionally brings about the death of a dying person (euthanasia) breaks the Fifth Commandment. Someone who helps another person in the dying process obeys the commandment “Love your neighbor.” In view of the certain impending death of a patient, it is therefore legitimate to withhold extraordinary or expensive medical procedures that are not proportionate to the expected outcome. The patient himself must make the decision to forgo “extraordinary” measures or must have stated this intention in an advance directive. If he is no longer capable of doing so, those who are legally entitled must represent the express or probable wishes of the dying person. Ordinary care of a dying person should never be discontinued; this is commanded by love of neighbor and mercy. Meanwhile it can be legitimate and in keeping with human dignity to use painkillers, even at the risk of shortening the patient’s life. The crucial thing is that the use of such medications must not aim at bringing about death, either as an end in itself or as a means of ending pain. [Youcat 382]
Në një kontekst shoqëror dhe kulturor që e bën më të vështirë përballjen dhe pranimin e vuajtjeve, tundimi bëhet gjithnjë e më i madh për të zgjidhur problemin e vuajtjeve duke e eleminuar atë në rrënjë, duke shpejtuar vdekjen ... Unë e pohoj se eutanazia është një shkelje e rëndë e ligjit të Zotit, pasi është vrasje e qëllimshme dhe e papranueshme nga ana morale e një personi njerëzor. [Papa Gjon Pali II, Evangelium Vitae, 15.65]