3.23 Nga vijnë llojet e ndryshme arkitektonike të kishës?
Ndërtesa e kishës është menduar si një vend ku komuniteti i krishterë mund të mblidhet për t'u lutur dhe për të kremtuar liturgjinë [> 3.24]. Të krishterët e parë shkuan në sinagogë, shtëpia e lutjeve hebraike, për të lexuar Shkrimet (më vonë u quajt Bibla) dhe për t'u lutur. Më pas, ata do të kremtonin Eukaristinë [> 3.44] në shtëpinë e dikujt (Vap 2:46)Vap 2:46: Për çdo ditë shkonin së bashku e rregullisht në Tempull, në shtëpi ndanin bukën dhe me hare e me thjeshtësi ushqeheshin së bashku.
Së shpejti këto kisha shtëpiake u rezervuan posaçërisht për kremtimin e Eukaristisë dhe të krishterët nuk shkuan më në sinagoga. Megjithëse arkitektura ndryshoi me shekuj, paraqitja e përgjithshme e ndërtesës së kishës mbeti e njëjtë.
A ka nevojë Kisha për vende që ta kremtojë liturgjinë?
Kulti “në shpirt e në të vërtetë” (Gjn 4,24) i Besëlidhjes së Re nuk është i lidhur me ndonjë send të veçantë, sepse Krishti është tempulli i vërtetë i Hyjit, nëpërmjet të cilit edhe të krishterët dhe Kisha mbarë bëhen, nën veprimin e Shpirtit Shenjt, tempuj të Hyjit të gjallë. Megjithatë Populli i Hyjit, në gjendjen e vet tokësore, ka nevojë për vende ku bashkësia të mund të mblidhet që ta kremtojë liturgjinë. [KKKP 244]
Çfarë janë ndërtesat e shenjta?
Ato janë shtëpitë e Hyjit, simbol i Kishës, që jeton në atë vend, si edhe i banesës qiellore. Janë vende lutjeje, ku Kisha kremton sidomos Eukaristinë dhe adhuron Krishtin realisht të pranishëm në tabernakull. [KKKP 245]
What is a Christian house of prayer?
A Christian house of prayer is both a sign of the ecclesial communion of people at a specific place and also a symbol of the heavenly dwellings that God has prepared for us all. In God’s house we gather together to pray in common or alone and to celebrate the sacraments, especially the Eucharist.
“It smells like heaven here.” “Here you can be very quiet and reverent.” Many churches surround us perceptibly in a thick atmosphere of prayer. We sense that God is present here. The beauty of church buildings directs our attention to the beauty, greatness, and love of God. Churches are not just stone messengers of the faith, but dwelling places of God, who is really and truly and substantially present in the sacrament of the altar. [Youcat 190]
Godina e kishës ekziston në mënyrë që Fjala e Hyjit të mund të dëgjohet, shpjegohet dhe kuptohet nga ne; ekziston që Fjala e Hyjit të jetë e gjallë mes nesh si një forcë që ngjall drejtësi dhe dashuri. Ekziston veçanërisht në mënyrë që, në të, kremtimi në të cilin Zoti dëshiron të marrë pjesë, njerëzimi të mund të fillojë, jo vetëm në mbarim të kohës, por tashmë edhe sot. Ekziston në mënyrë që njohja e drejtësisë dhe mirësisë të zgjohet brenda nesh dhe nu,k ka asnjë burim tjetër për njohjen dhe forcimin e kësaj dijeje për drejtësinë dhe mirësinë përveç Fjalës së Zotit. Ajo ekziston në mënyrë që të mësojmë taë jetojmë gëzimin e Zotit që është forca jonë. [Papa Benedikti XVI, Homilia, 10 dhjetor 2006]