DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:5.8 Si mund ta bëj Kungimin shpirtëror?
next
Tjetra:5.10 Si mund të jepen sakramentet në një urgjencë?

5.9 Si mund të më falen mëkatet nëse është e pamundur të takoj një prift?

Të jetosh sakramentet

Këtu futet në lojë ndryshimi mes mëkateve të lehta (veniale) dhe mëkateve të rënda (mortare). Të parat falen duke kërkuar falje në mënyrë të ndershme prej Zotit, duke lutur “Po i rrëfehem” në fillimin e Meshës, ose nëpërmjet bamirësisë. Mëkatet mortare falen vetëm në Sakramentin e Pajtimit. Nëse, për arsye që nuk varen prej teje, nuk mund të gjesh një prift për këtë sakramentet, mund të bësh “akt pendese perfekte”, duke marrë vendimin e prerë për të shkuar në Rrëfim sa më shpejt të jetë e mundur. Efekti është i ngjashëm sikur të merrje zgjidhjen e mëkateve, kështu mëkatet e tua do të falen, por kujto të shkosh në Rrëfim sa më parë të jetë e mundur.

“Akti i pendesës perfekte” do të thotë t’i thuash Zotit me gjithë zemër se të vjen keq për mëkatet e tua sepse e do atë (dhe jo vetëm sepse ke frikë pasojat e mëkateve tua). Është një moment serioz ndershmërie mes teje dhe Zotit. Kisha të mëson se duhet të takosh një prift personalisht për Sakramentin e Pajtimit, prandaj  Rrëfimi nëpërmjet videokonferencave dhe telefonit nuk është i mundur.

Nëse nuk është e mundur të takosh një prift, mëkatet e tua mund të falen nëpërmjet një “akti pendese perfekte” me qëllimin e qartë për të shkuar në Rrëfim sa më parë që të jetë e mundur.