2.32 Çka ishte Inkuizicioni spanjoll?
Mbreti i Spanjës projektoi Inkuizicionin spanjoll në Mesjetë për të ruajtur pastërtinë e fesë katolike. Në fillim, Kisha e mbështeste këtë zyrë hetimi (inkuizicioni), por vetëm dy vjet më vonë Papa Siksti IV dënoi praktikat abuzive dhe babëzinë e atyre që punonin për Inkuizicionin spanjoll.
Është e rëndëtë shohësh se sa krime të tmerrshme u kryen në emër të Kishës. Qindra e ndoshta edhe mijëra njerëz u vranë.Krime të tilla kundër njerëzimit nuk mund të përligjen. Kjo kundërshton drejtpërdrejt mesazhin e Jezusit për dashurinë, paqen dhe drejtësinë! Në vitin 2000, Papa Gjon Pali II kërkoi falje për çka u bë padrejtësisht gjatë periudhës së Inkuizicionit spanjoll.
Instituti i Inkuizicionit është shkatërruar. Bijtë e Kishës nuk mund të bëjnë ndryshe, veçse të pendohen për pranimin e intolerancës, madje edhe përdorimin e dhunës në shërbim të së vërtetës, veçanërisht në shekuj të caktuar. Ky shpirt pendimi, është e qartë, kërkon një vendosmëri të madhe që në të ardhmen të gjenden mënyra për të dëshmuar të vërtetën, që janë në përkim me Ungjillin. [Gjon Pali II, Letra drejtuar kard. Etchegaray, 15 qershor 2004]