

1.42 Çfarë janë engjëjt e rënë?
Bibla na tregon si e keqja u shkaktua nga rënia në mëkat e një ëngjëlli, i cili u bë Satani apo djalli. Ky ëngjëll zgjodhi t’i kundërvihej vullnetit të Zotit dhe refuzoi dashurinë e tij. Djalli mund të shkaktojë goxha dëm, por mbetet një krijesë. Si pasojë, fuqia e tij nuk është e pafundme. Ai nuk mundet ta ndalojë ardhjen e mbretërisë së Zotit.
Vetëm Zoti e di pse ai e lejon të keqen e djallit të vazhdojë dhe pse e keqja ende ekziston në botë. Sidoqoftë, ne na është premtuar që në çdo gjë Zoti vepron në të mirë të atyre që e duan (Rom 8:28)Rom 8:28 : Ne e dimë se Hyji në gjithçka bashkëpunon me ata që e duan, me ata që, me vendimin e tij, janë të thirrur..
Çfarë është rënia në mëkat e engjëjve?
Me këtë shprehje kuptohet se Shejtani dhe djajtë e tjerë, për të cilët flet Shkrimi i Shenjtë dhe Tradita e Kishës, nga engjëj të krijuar të mirë prej Hyjit, janë shndërruar në të këqij, sepse, me një zgjedhje të lirë dhe të prerë, nuk e kanë pranuar Perëndinë dhe Mbretërinë e Tij, duke i dhënë kështu fillesë ferrit. Ata përpiqen që ta bashkojnë njeriun me kryengritjen e tyre kundër Hyjit; por Hyji dëfton në Krishtin fitoren e sigurt mbi të Keqin. [KKKP 74]
Shkaku i vërtetë i bekimit të engjëjve të mirë është ky, se ata i bashkohen atij që është më i larti. Dhe nëse pyesim shkakun e mjerimit të së keqes, na bie ndërmend dhe, jo në mënyrë të paarsyeshme, se ata janë të mjerë, sepse e kanë braktisur atë që është më i larti dhe i janë kthyer vetes që nuk kanë një esencë të tillë. [Shën Agustini, Qyteti Hyjit, bk 12, kap. 6 (ML 41, 353)]