Manuali në Twitter me ZOTIN dhe Specialet
A doni të zbuloni, thelloni ose ndani besimin? Për shembull me disa miq apo me një grup më të madh? Atëherë Manuali Në Twitter me ZOTIN është për ju, si një plotësues i kursit Si të rritemi në besim. Është zhvilluar së bashku me të rinjtë dhe udhëheqësit e të rinjve, duke pasur parasysh nevojat e liderëve të mundshëm që dëshirojnë të udhëheqin një grup (por mund të kenë pak ose aspak përvojë ose njohuri të besimit dhe nuk dinë si t’ia nisin). Meqenëse Manuali është praktik dhe i lehtë për t’u përdorur, drejtimi i një grupi nuk kërkon shumë kohë për t’u përgatitur. Manuali plotësohet nga një seri propozimesh të përpunuara plotësisht për sesione mbi një temë të veçantë, Specialet e Në Twitter me ZOTIN.
Manuali: Një udhëzues praktik dhe i plotë
Në Manual, autorët Atë Michel Remery dhe Ilse Spruit shpjegojnë hap pas hapi mënyrën e krijimit të një grupi në një famulli, në shkollë ose në shtëpi, përfshirë këtu si të ftosh pjesëmarrës, hartimin e një programi dhe udhëheqjen e sesioneve të grupeve. Ekziston një seksion i veçantë se si të përdoren burimet me grupet para, gjatë dhe veçanërisht pas një pelegrinazhi, siç është Dita Botërore e Rinisë.
Ky Manual plotëson burimet e Në Twitter me ZOTIN - siç është libri, aplikacioni dhe kursi Si të rritemi në besim. Atë Michel Remery [>About us>Author] u përgjigjet 200+ pyetjeve [>Questions] rreth Zotit, besimit Katolik dhe Kishës në një mënyrë të qartë dhe bashkëkohore.
Manuali thellon idetë specifike të përcaktuara në kursin Si të rritemi në besim, dhe përbëhet nga pjesët e mëposhtme:
- Pjesa A paraqet sfondin e në Twitter me ZOTIN dhe rolin qendror që luajnë pyetjet e të rinjve.
- Pjesa B shpjegon se si funksionon një sesion i Në Twitter me ZOTIN, si mund të organizoni seanca të tilla me grupin tuaj të të rinjve, si dhe ofron shumë këshilla praktike.
- Pjesa C fokusohet në mënyrën se si mund të përdorni Në Twitter me ZOTIN, duke adresuar burimet e mundshme, si dhe kuadrot e ndryshme ku projekti mund të përdoret, për shembull për t'u përgatitur për Sakramentet, për Katolikët e rinj, ose për t'u bashkuar në Ungjillëzimin e Ri.
- Pjesa D diskuton se si mund ta përdorni Në Twitter me ZOTIN për t'u përgatitur për pelegrinazhin e grupit tuaj dhe, ndoshta edhe më e rëndësishmja, si të organizoni një ecje për grupin tuaj pas pelegrinazhit.
Manuali i në Twitter me ZOTIN është i disponueshëm në disa gjuhë [> Manual & Specials / Manual & Especiales / Manual & Especiais / Manuel & Suppléments].
Speciale: Një seri takimesh të përgatitura për grupin tuaj
Ne kemi përgatitur programe të përpunuara plotësisht për përdorimin e Në Twitter me ZOTIN në sesionet grupore për tema të caktuara, të quajtura Speciale. Natyrisht, ju mund të zgjidhni të përgatitni një program për çdo takim me grupin tuaj vetë. Është interesante dhe shumë argëtuese! Por ne e dimë që udhëheqësit e të rinjve kanë një jetë të zënë, kështu që ne ofrojmë një sërë programesh të hollësishme. Bërë bashkë, këto ju ndihmojnë të përgatitni një sezon të tërë me Në Twitter me ZOTIN.
Çdo Speciale përfshin një hyrje, tekste ilustruese, referenca për më shumë materiale leximi, një plan të përpunuar plotësisht dhe orientime me video të shkurtra që shpesh hedhin një dritë të re mbi temën.
Ne rekomandojmë përdorimin e këtyre Specialeve lidhjur me Manualin. Mos hezitoni më tej dhe filloni, duke përfituar nga këto mënyra argëtuese, ndërvepruese të prezantimit dhe diskutimit të temave të fesë.
Specialet e Në Twitter me ZOTIN janë në dispozicion në disa gjuhë [> Manual & Specials / Manual & Especiales / Manual & Especiais / Manuel & Suppléments].